spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gazetarët e medias publike duan të hyjnë në grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria

Extra AL PVC

Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, RAI për të protestuar kundër tentativave për ndërhyrje në punën gazetareske nga qeveria e kryeministres së ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni duan të hyjnë në grevë.

Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, RAI për të protestuar kundër tentativave të kryeministres së ekstremit të djathtë Giorgia Meloni duan të hyjnë në grevë. Sindikata Asigrai ka bërë thirrje për një grevë 24 orëshe më 6 dhe 7 maj, pasi në bisedimet me drejtuesit e RAI-it nuk u arrit të shmangen rezervat.

Arësyeja kryesore për grevën është “kontrolli i rreptë i punës gazetareske” dhe “përpjekja për ta reduktuar RAI-n në një organ zëdhënës të qeverisë”, komunikoi sindikata. Po ashtu kritikohet mungesa e personelit dhe kushtet jo të mira të kontratave të punës.

Një tjetër sindikatë, Unirai, deklaroi, se nuk do të marrë pjesë në grevë. Ajo e cilësoi grevën “politike”. RAI duhet të kthehet në një media të raportimit “pluralist”.

Dyshimet lidhur me pavarësinë e medias publike italiane, RAI po shtohen qëkurse ka ardhur në pushtet qeveria e Melonit në vitin 2022. Fundjavën e kaluar pati akuza, se RAI ndaloi publikimin e një shkrimi të një autori kritik ndaj Melonit. Ishte planifikuar që ky autor të mbante një fjalim në vigjilje të ditës së çlirimit. Italia kremton çdo vit më 25 prill si ditën e humbjes së fashizmit dhe nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Antonio Scurati është një shkrimtar i vlerësuar jo vetëm në Itali. 54 vjeçari ka marrë disa çmime. Ai trajton intensivisht temën e fashizmit. Për romanin e tij “M. djali i shekullit” mbi Benito Mussolinin ai është vlerësuar me çmimin më prestigjioz italin për letërsinë, Premio Strega.

Scurati u ftua nga RAI të mbante një fjalim për ditën e çlirimit nga fashizmi. Por pak pëpara emisionit atij ia anuluan ftesën duke mos e lejuar të mbajë fjalimin. Moderatorja e emisionit nuk donte ta pranonte një gjë të tillë dhe me vendosmëri lexoi drejtpërdrejt në transmetim përpara kameras fjalët e tij. Si Meloni edhe menaxhmenti i RAI-t i kanë hedhur poshtë akuzat për censurë. Menaxhmenti i RAI-t publikoi më pas fjalimin e shkrimtarit në rrjetet online./DW/

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...