Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

ISP Broadcast

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për nenin shtatë të marrëveshjes së dakorduar me Serbinë, ku flitet për vetëmenxhim.

Gashi në seancën e sotme të Kuvendit, tha se Kurti është i vetmi lider që ka mundur të krijojë autonomi territoriale vetëqeverisje për komunitetin serb në Kosovë.

Gashi: Kryeministri po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës

“Kryeministri po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës, duke iu referuar Konventës kornizë për të drejtat e komuniteteve të Këshillit të Evropës, ku në fakt bëhet fjalë për kartën e vetëqeverisjes lokale, e cila merret me decentralizimin, delegimin territorial, administrativ dhe fiskal. Për secilin nen të këtyre dy dokumenteve unë mundem me iu referuar kartës për vetëqeverisje lokale. E sfidoj kryeministrin që Konventën Kornizë le të gjejë një referencë për secilat pika të këtyre dy dokumenteve”, tha ai.

Ai renditi disa nga dilemat e tij për marrëveshjen kornizë bazë me Serbinë dhe aneksin e zbatimit të tij.

Gashi: Kurti ka krijuar autonomi territoriale për komunitetin serb në Kosovë

“Jeni i vetmi person në këtë vend që keni mundur me shkelë përmbi institucionin e juaj të quajtur zajednicë dhe për të krijuar autonomi territoriale vetëqeverisje për komunitetin serb në Kosovë”, shtoi Gashi. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...