spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Francezi shënon rekord botëror për kullën më të lartë të ndërtuar me fije qibriti, hyn në ‘Guness’

Extra AL PVC

Modeli i kullës Eiffel është konsideruar zyrtarisht si ndërtesa më e lartë në botë e krijuar me fije qibriti, vetëm një ditë pasi u përjashtua nga Guiness World Records (GWR).

Për ndërtimin e kullës 7.19 metra të lartë, francezit Richard Plaud iu deshën tetë vite, 706,900 fije qibriti, dhe 23 kilogram ngjitës.

Ai e përfundoi ndërtimin e saj më 27 dhjetor, kur edhe kontaktoi Guiness për të vërtetuar punën e tij.

Atij iu tha se krijimi i tij refuzohet për shkak të llojit të fijeve të drurit të cilat i ka përdorur.

Megjithatë, organizata ka ndërruar mendje, pasi kulla e francezit tashmë ka shënuar rekord të ri botëror.

“Ne jemi të lumtur të pranojmë se ishim pak të ashpër në llojin e fijeve të nevojshme për këtë përpjekje, pasi përpjekja e Richard është vërtet e mahnitshme”, tha Marck Mckinkley nga Guiness.

Plaud shpreson që kulla e tij të vendoset në ekspozitën e Lojërave Olimpike në Paris.

Ndryshe, rekordi i mëparshëm botëror mbahej nga Toufic Daher nga Libani, i cili ndërtoi kullën 6.53 metra të lartë.

 

 

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...