“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi

Lumbardhi dhe Kaderi që nga përfundimi i ‘Big Brother...

Hapa konkretë në formimin e Asociacionit, kancelaria gjermane tregon se çfarë i kërkoi Scholzi – Kurtit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në bisedën telefonike që e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fizioterapeutët kundër ligjit të pagave

Extra AL PVC

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka reaguar ndaj diskriminimit të bërë ndaj profesionit të Fizioterapisë në Projektligjin e Pagave, duke pas parasysh rëndësinë e posaçme dhe ndikimin e këtij projektligji te anëtarët e tyre.

OFTK kërkon nga ana e organeve ligjbërëse që të interferojnë me komentet e kësja ode në mënyrë që të mos të lejojnë diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve.

“Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre”, thuhet në reagim.

REAGIM NDAJ PROJEKTLIGJIT PËR PAGA DREJTUAR DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës si organizatë e pavarur e cila për detyrë ka mbrojtjen dhe prezantimin e interesave dhe përgjegjësive profesionale të fizioterapeutëve në territorin e Republikës së Kosovës, reagon ndaj diskriminimit të bërë ndaj profesionit të Fizioterapisë në Projektligjin e Pagave, duke pas parasysh rëndësinë e posaçme dhe ndikimin e këtij Projektligji tek anëtarët tanë.

Përkundër faktit se ndaj komenteve dhe reagimeve të mëparshme të adresuara ndaj Projektligjit për Paga, zëri dhe thirrja jonë për respektim dhe mosdiskriminim të profesionit të Fizioterapisë nuk u morën për bazë nga organet kompetente, duke filluar nga hartuesit e draftit deri tek Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

OFTK kërkon nga ana e organeve Ligjbërëse që të interferojnë me komentet tona në mënyrë që të mos lejoni diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve. Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të Ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre.

Nuk mund të lejojmë që koeficienti i fizioterapeutit të ulet nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4,

Nuk mund të lejojmë të mos njihet edukimi i lartë dhe paga e fizioterapeutit Bachelor dhe Master, e të jetë e njëjtë me një teknik të Fizioterapisë me shkollim të mesëm.

Në emër të anëtarëve të OFTK-së, pyesim publikisht të gjithë deputetët :

Përse në Shtojcën Nr.9:

Infermier, Fizioterapeut, Logoped, Teknik i Radiologisë diagnostike, Teknik i Radioterapisë, Miekësi sanitare, Laborant, Mami, Teknik- janë ndarë në tri klasa :

H15 Niveli tretësor i shëndetësisë – Bachelor

H16 Niveli sekondar i shëndetësisë – Bachelor

H17 Niveli parësor i shëndetësisë – Bachelor

Por për profesionistët tjerë shëndetësor :

Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, Mjek

Veterinar / Fizikan Mjekësor në Specializim /Inspektor

shëndetësor dhe farmaceutik – janë në një klasë: H10 pa fushë të zbatimit.

Gjithashtu profesionistët shëndetësor:

Mjek specialist, Mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist

specialist, Farmacist Klinik – janë në një klasë: H10 pa fushë të zbatimit.

Edhe psikologet klinik trajtohen në një klasë H11 pa fushë të zbatimit, ani pse kanë edukim të barabartë me ne 180ECTS +120 ECTS.

Si është e mundur që psikologëve klinik, farmacistëve, fizikantëve mjekësor, të ju njihet edukimi i lartë dhe specializimi, ndërkaq për profesionistët e tjerë shëndetësor: fizioterapeut, infermier, mami, logoped, teknik i radiologjisë, laborant biokimist të mos njihet edukimi bazik i lartë universitar, kur kriter për punësim kërkohet diploma Bachelor. Kjo është shkelje e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave dhe është shkelje e të drejtave të njeriut nga Kapitulli II i Kushtetutës së Kosovës.

Para se të hidhet në votim dua të ua përsërisim kërkesën tonë për profesionistë shëndetësor të Fizioterapisë, të eleminoni pabarazinë dhe padrejtësinë që të miratohen koeficientët si në vijim:

Fizioterapeutët – koeficenti 7.5

Kryefizioterapeut – koeficenti 8.0

Fizioterapeut MSci – koeficenti 8.5

Fizioterapeut MSci ne specializim – koeficenti 9.0

Fizioterapeut MSci specialist – koeficenti 11.0

Ndarja e klasave dhe koeficientëve për disa profesionistë shëndetësor sipas fushës së zbatimit primar, sekondar dhe terciar, ndërsa për profesionistët tjerë shëndetësor klasifikimi dhe koeficientët janë të njëjtë, pa dallim në fushën e zbatimit primar, sekondar dhe terciar.

Ju drejtohemi të gjithë deputetëve të Kuvendit që kanë përgjegjësi për te gjithë qytetarët dhe të gjithë profesionistët shëndetësor.

Ne i përmbahemi Betimit të Hipokratit i cili i pari ka përdorur metodat fizioterapeutike për trajtim të pacientëve të tij, pacientët nuk i dallojmë me bindje politike apo anime. Do të duhej që edhe deputetët të kenë qasje të barabartë ndaj të gjithë profesionistëve shëndetësor.

Ne si OFTK, deri në fitimin e të drejtave të merituara tona nuk do të ndalojmë, andaj dhe do të shterrim të gjitha mundësitë deri në arritjen e të drejtës tonë edhe në organet më të larta shtetërore.

Me respekt,

OFTK!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e...

Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi

Lumbardhi dhe Kaderi që nga përfundimi i ‘Big Brother...

Hapa konkretë në formimin e Asociacionit, kancelaria gjermane tregon se çfarë i kërkoi Scholzi – Kurtit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në bisedën telefonike që e...

“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e martesës  dhe me këtë rast kanë publikuar në Instagram një foto që është shkrepur në...

Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi

Lumbardhi dhe Kaderi që nga përfundimi i ‘Big Brother VIP Kosova’ janë komentuar për romancën e tyre. Veprimi i tyre ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve...

Hapa konkretë në formimin e Asociacionit, kancelaria gjermane tregon se çfarë i kërkoi Scholzi – Kurtit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në bisedën telefonike që e ka zhvilluar sot me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar që të ketë hapa konkretë nga...