Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën ‘Haxhi Zeka’

Extra AL PVC

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit Fitim Doda, për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë për veprën vrasje në tentativë që ka ndodhur më 26.03.2024 në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj në një përgjigje.

“Ju njoftojmë se më 24.04.2024, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit F.D., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” (në tentativë), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Ndaj të pandehurit, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Kujtojmë se para pak javësh Policia e Kosovës shpalli në kërkim Fitim Dodën dhe Arijan Sijarinën si të dyshuar për vrasje në tentativë.

Më 26.03.2024 rreth orës 13:40 policia kishte marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /telegrafi/

spot_img

Të fundit

Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i...

Persona të panjohur hynë me forcë në një kishë në Klinë, vjedhin euro e dinarë

Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të...

Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë në Japoni ishte 14.01 milionë që nga 1 prilli, rreth 330,000 më pak nga e...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë natës në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit dhe...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i pyetur për zbatimin e marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia, ka thënë se përtej akuzave reciproke...