Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6...

Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​FFK njofton UEFA-në dhe FIFA-në për zhvillimet e fundit brenda saj

Extra AL PVC

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen tjetër urgjente nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri, pas zhvillimeve të javës së kaluar në lidhje me presidentin Agim Ademi dhe veprimet dhe shqetësimet e krijuara në hotelin ku është i akomoduar ekipi kombëtar.

Në mbledhjet e kaluara, për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare se çfarë po ndodhë, KE i FFK-së nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim, por tani kur është informuar nga deklaratat publike nga policia dhe prokuroria lidhur me rastin si dhe informatat e marra, shpreh gatishmërinë dhe vullnetin që këto çështje, përveç në organet e hetuesisë, konform statutit dhe akteve normative t’i adresojë edhe në Komisionin Disiplinor dhe të Etikës të FFK-së, në mënyrë që çdo parregullsi apo shkelje potenciale, që mund të ketë ndodhur, të trajtohet me kujdesin dhe seriozitetin më të madh si dhe kërkon që ky komision të marrë verdiktin bazuar në aktet e saj normative.

KE shpreh shqetësimin në lidhje me të gjitha veprimet që kanë ndodhur me datë 21 mars, në zyret e FFK-së dhe ndaj stafit të Kombëtares në hotelin ku është i akomoduar, nga disa policë civilë, të cilët kanë ndërhyrë pa u prezantuar fare dhe pa asnjë dokumentacion, gjë e cila dëshmohet edhe në komunikatën e policisë, sepse nuk ka pasur asnjë shkresë zyrtare deri më datën 22 mars 2023. Këto veprime pa bazë ligjore, KE do t’i adresojë pranë organeve përkatëse të Kosovës.

Gjithashtu, KE i FFK-së vendosi që t’i informojë instancat më të larta ku bënë pjesë, UEFA-n dhe FIFA-n dhe t’ua paraqesë një raport të detajuar mbi zhvillimet e fundit dhe njëherësh t’i mbajë të informuara në vazhdimësi.

Njëherësh, KE shpreh indinjatën në lidhje me veprimet dhe shqetësimet që kanë ndodhur në ambientet ku ishte Kombëtarja e Kosovës dhe në selinë e FFK-së, e që sipas bindjes së KE të FFK-së, një pjesë e tyre kanë qenë pa bazë ligjore dhe kanë fyer dinjitetin e ekipit dhe stafit të Kombëtares. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6...

Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...

Stano: Masat hiqen kur vendosin shtetet anëtare dhe jo kur duan politikanët e Kosovës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se diskutimet...

A mund të jetë kërkesa e Quint-it për Asociacionin para anëtarësimit në Këshill të Evropës, pasojë e zhgënjimit me Qeverinë Kurti?

Sa më shumë që po afrohet data e votimit nga Komiteti Ministror për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, aq më tepër po...

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e...

Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për borxhet e...