Të fundit:

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...
ISP BroadcastISP Broadcast

“Festojmë duke kujtuar”, Vlora Nikçi rijetëson veshjet kombëtare në mesin e shumë zonjave “N’Mal”

ISP Broadcast

Aktorja e njohur shqiptare, Vlora Nikçi, njëherësh afariste e fshatit turistik “N’Mal”, ka bërë një organizim të veçantë për festën e flamurit.

Ajo ka zgjedhur që të mirëpresë në shtëpinë e saj në Rekë të Allagës disa zonja të nderuara, ku secila prej tyre ishte e veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Nikçi ka publikuar në rrjetin social në Facebook, duke detajuar arsyen e kësaj iniciative të quajtur “Festojmë duke krijuar” në kuadër të 28 nëntorit.

“Kisha kënaqësinë, që ne festën tonë tradicionale, për Diten e Flamurit, të kem mysafire zonjat e nderuara, të cilat çdo ditë, me përkushtimin dhe staturën e tyre njerëzore dhe shoqërore japin kontributin e tyre për shoqërinë tonë shqiptare, që më e bukur të jetë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe për shtetin më të fortë të Kosovës, begatinë e kombit.
Zonjat ishin te veshura me kostume kombëtare.
Idea e festes “Festojmë duke kujtuar”, ka lindur nga piktura tradicionale e festës së flamurit, e cila është me kalavesh burrash e asnjë grua, as Marigona e shkretë me duart e therme nga gjilpëra, t’u u munduar me e krye me nguti flamurin e qëndisur.
Pra, për të plotësuar këtë pikturë, bëmë bashkërisht këtë fotografi, e cila do të mbetet simbol i të kaluarës së lavdishme dhe një të ardhme të ndritur për gruan shqiptare.
Festa u realizua ne fshatin turistik N’MAL në Rugovë.
Falemnderit Restaurant Bjeshkaper ushqimin prej bjeshke, grimeren Flori Hasani, kostumografen Aida, instrumentalistet Gentian Aliu Shkodran Aliu nga Filharmonia e Kosovës dhe gjitha mediat që ishin të pranishme. Perqafime”, shkruan Vlora Nikçi.

Aktorja me prejardhje rugovase njihet si një kultivuese dhe ruajtëse e traditës ndërshekullore shqiptare. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Edon Zhegrova shënon super gol te Lille

Lille është duke fituar 1-0 ndaj  Le Havre në...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit...