Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin...

Meloni i doli në mbrotje Ramës, RAI: Sonte do të publikojmë fakte të reja

Hulumtimi i “RAI 3” për Shqipërinë, që nxorri zbuluar...

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ende nuk ka nisur puna për ndërrimin e barit në “Fadil Vokrri”

Extra AL PVC

Kishte premtime se punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë gati për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare. Por punimet ende nuk kanë nisur, ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga firmosja e memorandumit në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federatën e Futbollit të Kosovës për rinovimin e fushës së stadiumit që është i mbyllur që nga vjeshta e vitit të kaluar.

KOHA gjatë ditës së enjte ka parë nga afër gjendjen e fushës. Dukej që nuk kishte investime apo mirëmbajtje të fushës. Vetëm ledat për reklama ishin hequr. Pra, ishte kjo puna e vetme e bërë që nga firmosja e memorandumit.

KOHA i është drejtuar me pyetje MKRS-së se ku ka mbetur procesi për punët në ndërrimin e barit të stadiumit “Fadil Vokrri”. Deri në publikimin e shkrimit, nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje nuk ka as nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Por ajo që dihet është se rinovim i fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 1,3 milionë euro. Kjo është bërë e ditur më 16 shkurt nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Sot kemi nënshkruar memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës. Bashkë do të investojmë 1.3 milionë euro për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Punimet do të nisin së shpejti dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, pati shkruar ministri Çeku.

Marrëveshja në mes të FFK-së dhe MKRS-së për rinovimin e fushës në stadiumin e qytetit në Prishtinë ishte arritur që më 24 nëntor të vitit të kaluar. Por deri më tani nuk ka pasur asgjë të firmosur. Stadiumi pritet të hapet në verën e vonshme, ndonëse nuk është saktësuar ndonjë datë se kur do të nisin punimet.

Stadiumi është pronë e Komunës së Prishtinës, ndërsa menaxhohet nga FFK-ja. Edhe rinovimi i madh i “Fadil Vokrrit” ishte bërë kryesisht me paratë e taksapaguesve kosovarë, raporton Koha.net.

Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte shumë e keqe për kohë të gjatë. Në vjeshtë, për shkak të ngarkesës dhe mosmirëmbajtjes së duhur, mezi janë luajtur ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium. Ballkani nuk ishte lejuar që ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Konferencës në “Fadil Vokrri” dhe ishte zhvendosur në Tiranë.

Kritikat për gjendjen e fushës ishin të shumta, ndërsa një lojtar i Izraelit e krahasoi me stallë derrash.

Muajin e kaluar nisën punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, që pas dy vjetësh pritet të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare. Aktualisht Kosova nuk e ka asnjë stadium të gatshëm për ndeshje evropiane. Ndërkohë, MKRS-ja ka vazhduar të publikojë projekte të reja. Së fundi ka prezantuar projektin për rinovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Por për t’u finalizuar si projekte, duhet pritur shumë vjet. Të paktën, kështu është gjendja në terren.

Përfaqësuesja e Kosovës në mars ka luajtur miqësore jashtë vendit, në Jerevan kundër Armenisë e në Budapest kundër Hungarisë. Në qershor do të luajë sërish ndeshje miqësore jashtë vendit. Në shtator nis me ndeshje në Ligën e Kombeve. Skuadrat nuk kanë ndeshje evropiane deri në verë, ndërsa Prishtina si nikoqire po luan kryesisht në Lipjan.

spot_img

Të fundit

​Nicole Kidman nderohet me çmim për arritje jetësore

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin...

Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin...

Meloni i doli në mbrotje Ramës, RAI: Sonte do të publikojmë fakte të reja

Hulumtimi i “RAI 3” për Shqipërinë, që nxorri zbuluar...

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

I dërgojnë në Kosovë mbi një miliard euro çdo...

​Nicole Kidman nderohet me çmim për arritje jetësore

Instituti Amerikan i Filmit (AFI) ka ndarë sot çmimin për arritje jetësore aktores Nicole Kidman. Në ceremoninë në Hollywood, aktorja amerikane Meryl Streep ia dorëzoi...

Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke dëmtuar infrastrukturën...

Meloni i doli në mbrotje Ramës, RAI: Sonte do të publikojmë fakte të reja

Hulumtimi i “RAI 3” për Shqipërinë, që nxorri zbuluar propagandën e kryeministrit Rama ka qënë kryefjala e mediave ditët e fundit. Pas publikimit të...