spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Eksperti tregon se si të zhbllokoni hundën në 15 sekonda

Extra AL PVC

Sezoni i ftohjeve, viruseve dhe infeksioneve respiratore ka filluar dhe kjo do të thotë vetëm një gjë, shumë njerëz do të kenë problem me hundë të bllokuar, e cila pa dyshim është një simptomë zhgënjyese dhe e pakëndshme e problemeve të frymëmarrjes

Në një video, fizioterapisti James Moore ndau udhëzime se si të zgjidhni sa më lehtë problemin e hundëve të bllokuara.

Një hundë e bllokuar ose kongjestion nazal është një gjendje e mukozës së trashur të hundës që çon në qarkullim të vështirë të ajrit.

Zhbllokimi i pasazheve nazale me akupresurë

Fizioterapisti James Moore postoi një video në llogarinë e tij në TikTok në të cilën ai shpjegon se si thjesht të zhbllokoni hundën tuaj. Kjo video është bërë shumë e njohur në mesin e shumë përdoruesve, transmeton revista Shape, përcjell Telegrafi.

Në video, Moore ushtron presion në pika të caktuara në fytyrë dhe kështu zhbllokon rrugët e frymëmarrjes së hundës në pak sekonda.

Vendosni dy gishtat e dorës së djathtë në anën e majtë të hundës dhe shtypni në të djathtë. Me gishtin e madh të dorës së majtë, shtypni zonën e faqeve në të majtë të hundës nga brenda dhe lart. Mbajini duart në këtë pozicion për 15 sekonda dhe merrni frymë thellë për të zhbllokuar hundën e bllokuar, pastaj përsëriteni në anën tjetër nëse është e nevojshme.

Hunda ju është bllokuar, por nuk jeni i ftohur: Ndoshta bëhet fjalë për këtë sëmundje

 

Edhe pse ky truk tingëllon shumë i thjeshtë, a funksionon vërtet?

Përdorues të shumtë kanë shkruar në komentet poshtë videos së Moore se e kanë provuar trukun dhe se ndihmon.

– Kjo teknikë përdor vetë-masazh për të lehtësuar presionin mbi sinuset. Kur keni presion dhe dhimbje në sinus, sinuset dhe muskujt pranë hundës mund të jenë të buta dhe të shtrënguara. Lëvizja e hundës dhe më pas masazhimi i këtyre vendeve çon në rrjedhje dhe qarkullim më të mirë të gjakut në fytyrë. Kjo lejon që muskujt/sinuset të çlirojnë presionin, gjë që i shtyn sinuset të nxjerrin mukusin, shpjegoi Moore.

spot_img

Të fundit

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj...

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi. Atmosfera në...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani,...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është pritur në takim nga...