Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

Deliu – Kodra: Shteti ka dështuar të ofrojë mbrojtje për tashmë të ndjerën

ISP Broadcast

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka thënë se kanë dorëzuar mocionin për interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti.

Pas vrasjes së gruas shtatzanë, 35 vjeçare, në oborr të Gjinekologjisë, ajo ka shtuar se shteti ka dështuar të ofrojë mbrojtje për tashmë të ndjerën.

“Edhe më tronditëse bëhet gjendja kur brenda pak ditësh i kemi dy viktima, këto duhet të jenë rastet e fundit dhe alarmi i fundit për shtetin tonë. PDK në mënyrë urgjente sot ka parashtruar mocionin për interpelancë të kryeministrit. Pra po dështojnë të ofrojnë mbrojtjen e jetës të vajzave dhe grave të Kosovës. Vendi ynë për çdo ditë po shënon raste të dhunës e vrasjeve. Është e pa tolerueshme që këto krime ndodhin në bazë të përditshme dhe javore. Të shokuar nga kjo vrasje makabër. Ne si PDK kemi vendosur që të ftojmë në interpelancë kryeministrin dhe ministrat përgjegjës, sepse konsiderojmë që ky ishte një dështim i shtetit për të ofruar mbrojtje që një grua po priste të sillte në jetë një fëmijë”, ka thënë ajo.

Edhe deputeti Rashit Qalaj ka shprehur shqetësimin për mosefekasitetin e institucioneve të drejtësisë.

“PDK tërë kohën është duke bërë thirrje që të bëjnë të pamundurën që institucionet të jenë më të përgatitura. Dhe kjo bëhet kur drejtuesve të tyre nuk u zvogëlohen pagat, kur punëtorëve nuk ju përmirësohen kushtet e tyre dhe nuk kanë mbështetje nga insitucionet përkatëse. Ende s’ ka marrë një përgjigje pse po zvarritet procesi i emërimit të ministrit të Shëndetësisë, kemi shumë spitale që udhëhiqen me ushtrues detyre. Shtrohet pyetja pse qeveria e vendit, pse MPB-ja dhe ministria e Mbrojtjes për çdo ditë ikin punëtorët nga vendi”, ka shtuar ai.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...