spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çajrat që ju ndihmojnë në ditët e virozave

Extra AL PVC

Në këto ditë me temperatura të ulëta, çaji është pija që na ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Më poshtë do të lexoni disa nga çajrat që duhet t’i konsumojmë këto kohë për të luftuar virozat dhe ftohjet e ndryshme.

Çaji i Malit Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit ndryshe quhet Sideritis. Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan.

Rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet. Lufton viruset, mikrobet dhe kërpudhat, qetëson fytin dhe kollën etj.

Çaji i Xhenxhefilit ose Xhinxher

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina.Kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i JaseminësForcon sistemin imunitar, lufton bakteret, lufton inflamacionin, ndihmon ne eleminimin e infeksioneve etj.

Çaji i BoronicësI pasur me antioksidant, me sasi të madhe të vitaminës C. Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj

Çaji jeshil

Ky çaj me origjinë nga Kina, është i shkëlqyer për të përmirësuar funksionin e trurit dhe djegjen e yndyrnave.

Parandalon gjithashtu dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Çdo ditë e më shumë po futet në dietat ushqimore për efektet e tij dobësuese.

Çaj me kamomil dhe limon

Kamomili dhe limoni janë aleate shume te mire te shëndetit kundër ftohjes përveç lëngut te limonit mund te shtoni edhe lëkurën e tij te grire për t’i dhënë një shije me te forte çajit.

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...