spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BQK nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Extra AL PVC

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit në fushën e Edukimit Financiar me përfaqësuesit e sektorit financiar: Shoqatën e Bankave të Kosovës (SHBK), Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK) dhe Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë që po shënohet nga BQK-ja, e përcjellë me aktivitete të shumta në kuadër të Edukimit Financiar.

Qëllim i këtij Memorandumi është avancimi i gjithëpërfshirjes dhe vendosjes bashkëpunimit në fushën e Edukimit Financiar, në mënyrë që të ketë aktivitete të koordinuara dhe bashkërenduara të edukimit si një përgjegjësi e përbashkët midis shumë palëve të tjera të interesit.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili theksoi se institucioni që ai drejton do ta ketë në fokus
Edukimin Financiar, me qëllim të  promovimit të qasjes dhe gjithëpërfshirjes në financa të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“BQK-ja do ta ketë në fokus Edukimin Financiar, me qëllim të qasjes në financa dhe
promovimin e gjithëpërfshirjes financiare, në bashkëpunim me institucionet relevante”, theksoi Guvernatori Ismaili.

“Bota po ndryshon shpejt, e ne duhet të jemi në hap me të, ndryshimet e avancuara të
teknologjisë informative dhe transformimit digjital, rreziqeve kibernetike, ndryshimet mjedisore e sociale, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë, e ne duhet të përgatitemi të përballemi me to”, shtoi i pari i BQK-së.

Marrëveshja do të nxis dhe promovoj iniciativa, ngjarje, aktivitete dhe materiale nga fushën Edukimit Financiar (jokomerciale), përmes institucioneve të përfshira. Do të kontribuojë në organizime që rritin njohuritë e qytetarëve mbi produktet dhe shërbimet bankare e të sigurimeve dhe produktet/shërbimet tjera financiare dhe informimin e qytetarëve.

Përmes Edukimit Financiar dhe Javës Ndërkombëtare të Parasë, synohet të avancohen njohuritë edukative financiare, me qëllim të përmirësimit të njohurive për çështjet ekonomike e financiare për të gjitha grup-moshat e shoqërisë tonë, duke filluar nga fëmijët dhe të rinjtë, për konsumatorët individualë e deri te ndërmarrësit.

spot_img

Të fundit

Vdes Duane Eddy një nga etërit themelues të rock and rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz...

Ky aeroport nuk ka humbur asnjë valixhe në 30 vjet

Derisa aeroportet e Singaporit dhe Dohas konkurrojnë me njëra-tjetrën...

Kusari-Lila ‘korrigjon’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit: AGK pretendon se gazetarët u sulmuan, raportimet jepen si numër i përgjithshëm

Mimoza Kusari Lila, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e ka ‘korrigjuar’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke thënë se ai përmban...

Kearns alarmon se Ballkani mund të bëhet arenë e konfliktit të tretë të madh global – deputetët britanikë mblidhen për diskutim

Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia Kearns, e cila...

Vdes Duane Eddy një nga etërit themelues të rock and rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...