spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Blinken paralajmëron Kinën për mbështetjen që i jep Rusisë

Extra AL PVC

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni është, siç tha ai, “plotësisht i përgatitur” për të vendosur sanksione kundër mbështetjes së Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, William Gallo, komentet e zotit Blinken u bën pas takimit që pati sot në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mund të jenë stabilizuar, por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç u bë e ditur pas takimit që u mbajt të premtën në mes të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Për zotin Blinken, prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken.

Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse.

Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.

Pajisjet për të cilat bëhet fjalë vështirë se mund të kontrollohen. Ato mund të eksportohen duke shfrytëzuar arsyetime që duken krejtësisht legjitime me partnerë legjitimë biznesi”, tha për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Një mundësi që Uashingtoni mund ta shfrytëzojë për të penguar këtë bashkëpunim është përjashtimi i bankave të mëdha kineze nga sistemi financiar amerikan.

Kjo unë mendoj se do të kishte ndikim shkatërrues për tregtinë SHBA-Kinë. Mund të jetë e mundur të vihen në shënjestër banka më të vogla që kanë një interes më të drejtpërdrejtë në Rusi”, thotë zoti Chong.

Kina mbron tregtinë e saj me Rusinë, duke thënë se ajo është e angazhuar vetëm në shkëmbime normale ekonomike. Pak presin që Kina të bëjë lëvizje të mëdha në përgjigje të kërcënimit me sanksione nga Shtetet e Bashkuara.

Trysnia po bëhet që Partia Komuniste të veprojë, por nuk mendoj se Partia Komuniste synon apo ka ndonjë motiv që të tregohet më e ashpër me Rusinë”, thotë për Zërin e Amerikës, Ian Chong nga Universiteti Kombëtar të Singaporit.

Presidenti Xi tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj ekonomisë së Kinës.

Ndërsa dialogu Kinë-SHBA vazhdon të rritet, menaxhimi i dallimeve dhe promovimi i bashkëpunimit, nuk është vetëm një aspiratë e dy popujve tanë, por diçka që pjesa tjetër e botës e pret. Bota është e madhe, ka vend si për zhvillimin e SHBA-së edhe Kinës”, tha ai.

Bisedimet u përqendruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore si edhe të drejtat e njeriut dhe prodhimin e opioideve. Por, çështja e përkrahjes që Pekini po i jep industrisë së mbrojtjes të Moskës mund të dëmtojë më tej marrëdhëniet SHBA-Kinë të cilat sapo kanë filluar të stabilizohen.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...