Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bie numri i martesave në Shqipëri, 12 për qind më pak se para pandemisë

Extra AL PVC

Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e institutit të statistikave INSTAT bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin.

Ndonëse në raport me vitin e pandemisë, celebrimet janë rritur me 12.7 për qind, teksa në 2020-n numri i tyre ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve, martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë.

Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12 për qind më i ulët se në 2019-n dhe 15 për qind më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90.

Ndryshimi i stilit të jetesës, ku karakteristikë është rritja e moshës së martesës (3-5 vjet më shumë se në fillim të viteve ’90), plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sipas INSTAT, mosha mediane e popullsisë (mosha që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte 38.2 vjeç në fillim të vitit 2022, rritje e ndjeshme në krahasim me fillimin e viteve ’90, kur ky tregues ishte më pak se 30 vjeç.

Në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31,2 vjet (3 vjet më shumë se në fillim të viteve 90), ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27,7 vjet (gati 5 vjet më shumë se në fillim të viteve 90). Shiko grafikun: Mosha mesatare e martesës sipas gjinisë

Në vitin 2021, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për burrat ishte ai i Gjirokastrës, me 33,6 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për burrat ishte Durrësi, me 30,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për gratë ishte i Lezhës, me 28,9 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për gratë ishte i Durrësit, me 27,1 vjet.

Në Tiranë martohen më pak

Ndonëse Tirana është qyteti i vetëm së bashku me Durrësin, që ka rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, të rinjtë që banojnë në kryeqytet preferojnë të jetojnë vetëm.

Sipas INSTAT, në kryeqytet në 2021-n u shënuan 5.8 martesa për 1 mijë banorë, nga 7 që është koeficienti për të gjithë vitin.

Pas Tiranës, për numrin më të ulët të martesave renditen Vlora (6.1) Korça (6.2), Gjirokastra (6.7), që e kanë treguesin nën mesataren kombëtare.

Rekordin e martesave e mban Lezha (10.4) e ndjekur nga Berati dhe Dibra me nga 8.1.

/TV Malisheva

spot_img

Të fundit

“Ylli” i Realit i sinqertë: Vendim i gabuar, zemërimi i Bayernit i drejtë

Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që...

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

“Ylli” i Realit i sinqertë: Vendim i gabuar, zemërimi i Bayernit i drejtë

Toni Kroos i është rikthyer edhe njëherë episodit që shkaktoi shumë polemika në gjysmëfinalen e Championsit të fituar 2-1 kundër Bayern Munich. Dygolëshi i Joselut...

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e cila është nderuar me çmimin "Rilindja" nga kompania ISP Boradcast për kontributin e saj në...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën...