​Sulmohet politikani gjerman

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në...

Inaugurohen tre monumente të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Kalabri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se tre...

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Rusia ka tërhequr dhjetëra aeroplanë luftarak nga vija e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

BE-ja kërkon largimin e barrikadave: Të rivendoset menjëherë liria e lëvizjes

Extra AL PVC

Bashkimi Evropian ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it dhe ka bërë thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në veri.

“Bashkimi Evropian “dënon fuqishëm sulmet ndaj EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës” dhe bën thirrje për vetëpërmbajtje maksimale dhe veprime të menjëhershëm për “de-përshkallëzimin e situatës, e cila përfshin përmbajtjen nga veprimet provokuese, kërcënimet apo frikësimet”, thuhet në një deklaratë të BE-së për mediat serbe.

BE-ja thekson se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar dhe se “duhet respektuar sundimi i ligjit dhe nuk do të tolerohet asnjë formë e dhunës”.

Në këtë deklaratë deklaratë, BE-ja sërish bën thirrje që të dy palët duhet të angazhohen dhe të kontribuojnë në një zgjidhje politike në mënyrë që tensionet të ulen.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përkushtimit për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve të tyre, që përfshin mbrojtjen e popullatës serbe në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe dje e ka përsëritur se heqja e barrikadave në veri është vetëm çështje ditësh.

“Nuk mund të zgjasë me muaj. As nuk mundet për javë të tëra. Mund të zgjasë vetëm me ditë”, ka thënë Kurti.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Sulmohet politikani gjerman

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në...

Inaugurohen tre monumente të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Kalabri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se tre...

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Rusia ka tërhequr dhjetëra aeroplanë luftarak nga vija e...

Abdixhiku nderon dëshmorët e Gjilanit, bashkëbisedon me qytetarët e kësaj komune

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot Gjilanin. Gjatë...

​Sulmohet politikani gjerman

Matthias Ecke, një deputet i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Parlamentin Evropian raportohet se është lënduar rëndë në një sulm në Drezden të Gjermanisë. Ecke (41),...

Inaugurohen tre monumente të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Kalabri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se tre monumente të Gjergj Kastriotit Skënderbeu janë inauguruar sot në Kalabri, shkruan Gazeta Express. Ai tha se...

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Rusia ka tërhequr dhjetëra aeroplanë luftarak nga vija e frontit në përgjigje të sulmeve të fundit ukrainase në një bazë të thellë ushtarake, ka...