Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e...

“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt...

MPB parashtroi kallëzim penal ndaj 26 vjeçarit për tentim vrasjen në Çair

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup njoftojnë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

ASK: Numri i të punësuarve vitin e kaluar ishte mbi 23 mijë, më së shumti në sektorin e tregtisë

Extra AL PVC

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve (ASN) për vitin referues 2021.

 

Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.

“Sa i përket sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me 17,554 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje (38.6%); shërbimet biznesore dhe shërbimet e tjera me 10,302 ndërmarrje (22.7%); industria përpunuese (prodhimi) me 5,832 ndërmarrje (12.8%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 4,370 ndërmarrje (9.6%); ndërtimtaria me 3,838 ndërmarrje (8.4%); informacioni dhe komunikimi me 1 576 ndërmarrje (3.5%); transporti dhe magazinimi 1,611 ndërmarrje (3.5%); xehetaria dhe gurëthyesit me 170 ndërmarrje (0.4%); furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 152 ndërmarrje (0.3%); si dhe furnizim me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 63 ndërmarrje (0.1%)”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, të cilat ishin pjesë e hulumtimit, del që numri total i të punësuarve arrin shifrën 23,329, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 79,620 të punësuar, ose shprehur në përqindje (34.1%); industria përpunuese (prodhimi) me 39,718 të punësuar (17.0%); shërbimet biznesore me 30,238 të punësuar (13.0%); ndërtimtaria me 25,498 të punësuar (10.9%); akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 21, 266 të punësuar (9.1%); informacioni dhe komunikimi me 13,979 të punësuar (6.0%); si dhe sektorët tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

“Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 53.3%; industria përpunuese (prodhimi) me 13.2%; ndërtimtaria me 9.9%; furnizimi me energji elektrike, gaz avull dhe ajër të kondicionuar me 7.3%; aktivitetet e shërbimeve të tjera me 6.1%; kurse sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore bruto, ajo sillet rreth 411 Euro në aktivitetet e përfshira në anketë./TV Arbëria 
spot_img

Të fundit

Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e...

Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill” – por e menaxhon mirë situatën

Në një moment të papritur gjatë performancës së tij...

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën...

“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt...

Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, së bashku me kryetarin e komunës, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Ambasadorët...

Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill” – por e menaxhon mirë situatën

Në një moment të papritur gjatë performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, reperi i njohur shqiptar Capital T për pak sa nuk...

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën dhe është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtari më i ri i Real Madridit. Endrick është tashmë...