Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ahmeti për ndërhyrjen e Kurtit në fushatë: Në Kosovë i kam bashkëluftëtarët nëpër parti, kurrë s’kam mbajtë anë

Extra AL PVC

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, nuk janë të mira, sidomos në proceset euroatlantike që po kalon Kosova.

Kreu i BDI-së, duke folur për ndërhyrjet e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhje në Maqedoni të Veriut, tha se ky fakt nuk ndikon në raportet me Kosovën por që kërkon që “të mos lihet një hije e keqe tek popullata në Maqedoni të Veriut”.

Sipas Ahmetit, Kosova duhet t’i ketë miq fqinjët dhe se ndërhyrje të tilla nuk ka pasur asnjëherë.

“Së pari, sa i takon marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka ndodh ndërhyrje që i bëhet nga këtu, nuk është e mirë sepse Kosovës i duhen miq, në veçanti shtetet fqinje. Fqinjët duhet t’i ketë aleat për proceset e rëndësishme. Maqedonia e Veriut vend anëtare në NATO, është në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është në të gjitha institucionet ndërkombëtare, kurse Kosova sigurisht që është e pikë e dobët, duke filluar nga unë. Këto raporte që ju i theksoni fare nuk do të ndikojnë në raportet ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por e mira është që të mos lihet një hije e keqe tek njerëzit, tek popullata në Maqedoni, sepse asnjëherë nuk ka ndërhyrë as Kosova e as Maqedonia nëpër fushata”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se raste të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë, madje as nga Shqipëria. Ndonëse kjo çështje thotë se nuk ka ndikuar në përçarje, Ahmeti thekson se nuk është pritur as me admirim.

“As unë nuk jam involvuar asnjëherë në Kosovë, pavarësisht se unë të gjithë i kam bashkëluftëtarët të angazhuar në partitë politike por asnjë raund nuk kam mbajt anë. As Shqipëria nuk ka mbajt anë në Maqedoni por kjo varet edhe prej qëndrimeve të njerëzve, prej qëndrimeve të drejtueseve. Nuk do të ketë ndonjë pasojë apo diçka e tillë në Maqedoni. Nuk ka ndikuar në përçarje por nuk pritet me admirim kjo ndërhyrje”, u shpreh Ahmeti. /EO/

spot_img

Të fundit

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti. Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu në gati tërë territorin, ndërsa dita vijon me...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...