Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë...

Michel: BE-ja ose duhet të zgjerohet ose do të përballet me një “perde të re të hekurt”

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose do të rrezikojë...

25 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Adelina Berisha reagon e shokuar pasi u dënua me 72 mijë euro nga ATK-ja: E padrejtë!

Extra AL PVC

Një lajm i papritur vjen për këngëtaren e njohur shqiptare Adelina Berisha, e cila është gjobitur me një shumë prej 72 mijë eurosh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK). Lajmi u bë i ditur pasi vetë artistja e konfirmoi për Telegrafin.

Këngëtarja, e cila është njohur për hite të tilla si: “Party People”, “S’ta fal”, “A dalim”, ndihet e çuditur dhe e befasuar nga ky veprim i instancës tatimore. “Po është e vërtetë që jam gjobitur me 72 mijë euro. Sinqerisht nuk e kam kuptuar dhe as nuk mund të kuptoj se ku u bazua ATK që të më shqiptonte një gjobë të tillë”, tha Berisha për Telegrafin.

Adelina Berisha është një nga zërat më të dashur të muzikës pop në skenën shqiptare dhe lajmi i gjobës ka ngjallur interesim të madh në opinion. Këngëtarja ka shprehur vendosmërinë e saj për të mësuar arsyet e saktë të këtij vendimi dhe ka theksuar se është e gatshme të zbatojë pagesën, me kusht që të jetë e bindur për korrektësinë e gjobës.

Artistja do të ndjekë hapat e duhur për të analizuar dhe vlerësuar vendimin e ATK-së dhe për të marrë veprimet e mëtejshme në bazë të kësaj analize.

“Më kanë dënuar pa treguar shpenzimet se ku janë bazuar. Domethënë kanë shqiptuar dënim pa i ditur shpenzimet e mia. Dhe dy herë më kanë futur në TVSh dënim. Krejt më duket pa kuptim”, deklaroi ajo.

Ky rast shihet si një shembull i vëmendjes së shtuar që organet tatimore po i kushtojnë sektorit të artit dhe të kulturës, veçanërisht në raport me detyrimet tatimore dhe financiare të artistëve.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe kolegu i saj, reperi nga Ferizaj, Mozzik, është gjobitur me gjysmë milioni euro po nga Administrata Tatimore e Kosovës. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë...

Michel: BE-ja ose duhet të zgjerohet ose do të përballet me një “perde të re të hekurt”

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose do të rrezikojë...

25 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit...

“Aleksandar Vulin një ditë do të përgjigjet për tradhtinë e lartë të Serbisë, sepse është spiun rus”

Koalicioni i organizatave joqeveritare Qytetarët e Vojvodinës i kanë...

Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit...

Michel: BE-ja ose duhet të zgjerohet ose do të përballet me një “perde të re të hekurt”

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet ose do të rrezikojë të përballet me një “perde të re të hekurt” përgjatë krahut të tij lindor, tha...

25 vjet nga rënia heroike e Ilaz Kodrës

Sot bëhen 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të...