Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

Abdixhiku – Kurtit: Pse jeni pajtuar që të bëhet asociacioni

ISP Broadcast

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se me marrëveshjen e fundit për çështjen e targave ka pranuar implementimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se cili është ndryshimi që e kanë sjellë kjo Qeveria, e cila në fushatë thoshte që nuk e bënë asociacionin, ndërsa qysh në marrëveshjen e parë që e nënshkruan zotohet për implementim të tij.

Abdixhiku: Pse jeni të pajtuar që të bëhet asociacioni

“Palët e kuptojnë që të gjitha marrëveshjet paraprake të dialogut duhet të implementohen dhe asociacioni. A është ky ndryshimi tani qoftë se është ndryshimi prej të kaluarës, pse jeni pajtuar që të bëhet asociacioni? Mund të thoni se nuk është i mirë dhe kemi vërejtje, por të bëni fushatë se nuk do ta bëni, e në marrëveshjen e parë që e nënshkruani, zotoheni për implementim. Çfarë ndryshimi është ky? Ose na flitni për tabela se si janë hequr, e keni nënshkruar marrëveshje për t’i mbajtur ato. Kjo është e vërteta kundrejt universit paralel që ndërtoni ju”, tha ai.

Ai tha se dialogu është interes i Kosovës jo sepse duhet bërë kompromise me Serbinë, por sepse duhet të kërkojmë marrëveshje finale që do t’i hapte Kosovës rrugët e ndërprerë drejt integrimit euro-atlantik.

Abdixhiku: Herë apo vonë të gjitha parullat tona partiake do të duken të papesha

“Dialogu është interes i Kosovës, jo sepse duhet bërë kompromise me Serbinë, sepse duhet të kërkojmë marrëveshje finale që do t’i hapte Kosovës rrugët e ndërprerë drejt integrimit euro-atlantik, dhe në këtë rrugë Kosova duhet të sigurojë njohjen e vendeve mosnjohëse nga BE-ja dhe përtej tyre të sigurojë sa më parë anëtarësimin në NATO e hapjen e kapitujve për anëtarësim në BE. Herë apo vonë, çdo akter politik në këtë vend do të kuptojë rëndësinë e kësaj ndërlidhjeje politike që kapërcen kufijtë e diskutimeve tona të brendshme. Herët apo vonë të gjitha parullat tona partiake do të duken të papesha siç duken sot parullat e kërkim-faljeve para dialogut e sovranitetit, pa aleatë e prioriteteve”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së në këtë interpelancë tha se dorëheqja institucionale të serbëve lokalë mund të prodhojë incidente të reja në vazhdimësi brenda territorit të Kosovës, e që kjo sipas tij është në interes së Serbisë.

Abdixhiku: Ne jemi në hall nëse vendimmarrja shtetërore prihet nga euforia

“Ne jemi në hall të vërtetë nëse vendimmarrja jonë shtetërore prihet nga euforia, mungesa e koordinimit apo moskuptimi i saktë i gjendjes në terren siç e kuptuam nga një intervistë e fundit e kryeministrit, dhe e dyta, ne jemi në vazhdimësi tani në potencial të pasjes së një gjendjes destabilizuese në vend nga dorëheqja institucionale e serbëve lokalë potencial që mund të prodhojë incidente të reja në vazhdimësi brenda territorit të Kosovës. Prodhimi i incidenteve të reja brenda territorit të Kosovës sërish është interes i Serbisë”, tha ai.

/ TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...