Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në...

Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër

Pacienti i cili është larguar një ditë më parë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A ka vend për panikë?

Extra AL PVC
Shkruan: Agron Hoti -Pas agresionit në Ukrainë, Rusia po përpiqej me të madhe të hapte edhe një front të dytë në Evropë dhe jo vetëm, për ta shpërqendruar sa më shumë Perëndimin e kryesuar nga SHBA.
Këto synime shpërqendruese ruse vazhdojnë edhe sot. E konfliktet nxiten aty ku është më së nxehti. Pikat më të nxehta në Evropë vazhdojnë të jenë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Kaukazi Jugor. Përderisa Rusia dështoi të nxiste një konflikt në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, dështoi edhe në Kaukazin Jugor ku Azerbajxhani i mbështetur nga Perëndimi riktheu Nagorno Karabahun që ruhej nga forcat armene të mbështetura nga Rusia. Aq shumë u dëshpërua Armenia saqë autoritetet e saj e konsideruan aktin e mosmbështetjes nga Rusia si lënie në baltë, ndaj deklaruan se duhej kërkuar aleanca të reja.
Duke e parë Rusia që Evropa ishte mbërthyer mirë nga ombrella e sigurisë së NATO-s, atëherë filloi gjëkundi të nxiste konflikte. E ku tjetër Rusia mund të nxiste konflikt përpos në Lindje të Mesme me problemin izraelito-palestinez në epiqendër. Pra, Rusia përmes Iranit të instrumentalizuar prej saj nxiti Palestinën që përmes Hamasit të bënte masakër mbi popullsinë izraelite, për çfarë Izraeli u kundërpërgjigj menjëherë me sulm masiv mbi Hamasin në Gaza, diçka që po vazhdon edhe sot.
Rusia duke e parë që Izraeli ishte mbërthyer në Gaza, po llogariste që një goditje e Iranit do ta shpërqendronte Izraelin nga Gaza. Fundja Rusisë i intereson kaosi në Lindje të Mesme ashtu sikurse edhe në Evropë, pak i bën se a dëmtohet popullsitë në Lindje të Mesme, Evropë apo gjëkundi. Sipas Rusisë, sa më shumë konflikte krahas atij në Ukrainë, aq më i shpërqendruar mund të jetë Perëndimi i kryesuar nga SHBA.
Por, sulmi i Iranit mbi Izraelin e hoqi presionin ndërkombëtar që po rritej mbi Izraelin për t’i ndalur luftimet në Gaza. Tanimë përqendrimi ndërkombëtar është plotësisht mbi tensionet Izrael-Iran e shumë pak nëse fare në Gaza, diçka që i jep Izraelit avantazh të madh për ta pastruar Gazën nga ekstremistët e Hamasit. Izraeli i mbështetur nga Perëndimi i ka të gjitha kapacitetet që t’ia bjerrë Iranit fuqinë goditese jo vetëm nga territori iranian por edhe nga Prox-it e Iranit nëpër vende arabe. Dhe Izraeli tanimë këtë po bën.
Pra, meqë luftërat në Evropë (Ukrainë) dhe Lindje të Mesme po zhvillohen në tokë si synim i SHBA-së në mënyrë që ato mos të zhvillohen në detëra që do të nxisnin shtetet të investonin në flota detare për ta rrezikuar SHBA-në, dhe meqë si Ukraina ashtu edhe Izraeli, që të dyja të mbështetura nga Perëndimi, po ia dalin ta ndalin Rusinë që të dalë në Oqeanin Atlantik, respektivisht në Oqeanin Indian, atëherë SHBA do ta mbajë tërë këtë mozaik të vëzhguar rreptë pa u futur vetë drejtpërdrejtë në luftë. SHBA do të mund të futej direkt në luftë vetëm nëse ka zgjerim konfliktesh në Evropë dhe Lindje të Mesme, ku ndërhyrja e SHBA-së do të ishte e pashmangshme. Përndryshe kështu siç janë duke shkuar gjërat SHBA është duke i forcuar partneritetet në Azi Lindore për ta frenuar Kinën në Indo-Pacifik.
spot_img

Të fundit

Vendimet për garat e UFEA-s në edicionin 2024/25

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve...

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në...

Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër

Pacienti i cili është larguar një ditë më parë...

Vendimet për garat e UFEA-s në edicionin 2024/25

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25...

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë goditjen më...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari...