Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Krasniqi: Kurti të deklarohet për arrestimin e mikut dhe bashkëpartiakut të tij

Extra AL PVC

Pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se duhet të deklarohet kryeministri Kurti për arrestimin e mikut dhe bashëpartiakut të tij, pasi sipas tij “sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera”.

“Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb”, ka shkruar Krasniqi.

“Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor.

Kryeminisitri Kurti duhet të deklarohet menjëherë per arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij.

Abuzimet e Qeverisë Kurti me tërë zingjirin e sektorit të energjisë, prej prodhimit e deri te konsumi i saj, nuk janë as të rastësishme dhe as pa dashje.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike për mbi 100% vitin e kaluar, rritja e dytë për 15% para pak ditësh, pagesa në mënyrë joligjore e mbi 100 milionë eurove për faturat e serbëve në veri, bllokimi i ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese, si dhe shitja e lirë e blerja e shtrenjtë e energjisë – lënë dyshime se janë pjesë e një piramide korruptive të krijuar nga Qeveria Kurti e në krye të së cilës qëndron Ambasadori me aktakuzë i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është boshti i aferës më të madhe korruptive rajonale të tregtimit të energjisë dhe shpërlarjes së parave.

Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb.

Ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë rastin e sotëm, dhe, një herë e mirë, të gjithë të përfshirët në këto skandale korruptive zingjirore t’i nxjerrin para drejtësisë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu në gati tërë territorin, ndërsa dita vijon me...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...