Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të...

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur...

Palokaj thotë se ishte naivitet të mendohet se me një letër mund të ndërrohet qëndrimi i vendeve të KiE-së

Korrespodent i “KOHËS: në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Vet i vunë barrikadat, vet po i heqin ato

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të vitit 2022 organizoi pritjen e fundvitit me gazetarë.

Ai i falënderoi gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë. Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi, theksoi Kryeministri Kurti.

Në veçanti përshëndeti gazetarët, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” tha Kryeministri Kurti.

Ai uroi mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht gazetarëve nga Ukraina. Me këtë rast ai ritheksoi se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm të kontinentit tonë evropian.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar gazetarë,

U uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht për gazetarët nga Ukraina, me ç’rast e ritheksojmë se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm të kontinentit tonë evropian.

Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.

Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.

Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë. Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë.

Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën.

Në këtë vit që po e lëmë pas për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide, heqjen e TVSH-së, i falënderojmë.

Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenia e qytetarëve.

Ju faleminderit e gëzuar!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të...

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur...

Palokaj thotë se ishte naivitet të mendohet se me një letër mund të ndërrohet qëndrimi i vendeve të KiE-së

Korrespodent i “KOHËS: në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë...

Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutuan për disa tema të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të premten, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e...

Ushtria izraelite i gjen në Gazë trupat e pajetë të tre pengjeve

Ushtria izraelite tha të premten se i ka gjetur në Gazë trupat e tre pengjeve izraelite që ishin vrarë më 7 tetor nga Hamasi...

Ballkani për të zyrtarizuar titullin, Llapi për ‘mrekullinë’ – Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligë

Ditën e sotme zhvillohen ndeshjet e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës. Pa asnjë dyshim, ndeshja ndoshta më e rëndësishme e këtij sezoni zhvillohet...