Ja cilat janë gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e...

Osmani: Edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stuhi dëbore vdekjeprurëse në SHBA, të paktën tre viktima, mes tyre një 8-vjeçar

Extra AL PVC

Të paktën tre persona kanë humbur jetë pasi një stuhi e fuqishme dëbore pushtoi pjesën lindore të SHBA-ve, duke shkaktuar tornado nëpër qytetet të ndryshme.

Një djalë i ri dhe nëna e tij u vranë në Luiziana kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado, raporton BBC.

Stuhia vdekjeprurëse solli gjithashtu kushte të ngjashme me stuhinë në Midwest, me rrugë dhe shkolla të mbyllura në zonat ku trashësia e birës ka shkuar deri në 1.2 metra.

Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar.

Rreth 500,000 njerëz në katër shtete, Nebraska, Wyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota, janë nën paralajmërime për stuhi, me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore që e bëjnë të vështirë udhëtimin.

Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luiziana, Misisipi, Alabama dhe pjesë të Floridës. Ka gjithashtu paralajmërime për tornado në pjesë të Luizianës dhe Mississippi. Ekipet e shpëtimit kërkuan për orë të tëra për të gjetur nënën dhe djalin, tetë vjeç që vdiqën në një zonë rurale pranë qytetit të Shreveport.

Trupi i pajetë i 8-vjeçarit u gjet në një zonë të pyllëzuar gjysmë milje larg shtëpisë së familjes.

Trupi i nënës, Yoshiko A Smith, 30 vjeç u zbulua rreth një rrugë larg shtëpisë së shkatërruar, nën një grumbull mbeturinash, thanë zyrtarët.

Sherifi Steve Prator tha për televizionin lokal KSLA se babai i kishte raportuar ata të zhdukur.

Një grua 56-vjeçare u gjet gjithashtu e vdekur jashtë shtëpisë së saj në Parish St Charles, sipas një politikani lokal.
Departamenti i Shëndetësisë në Luiziana tha se ajo vdiq pasi një tornado shkatërroi shtëpinë e saj.

Në qytetin e vogël të Farmerville të paktën 25 njerëz u lënduan pas një tornado që goditi, sipas gazetës lokale të lajmeve KNOE .

Të paktën 18 tornado ranë në Teksas, Luiziana, Oklahoma dhe Misisipi të martën, duke plagosur banorë dhe duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa guvernatori i Luizianës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Ja cilat janë gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e...

Osmani: Edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim...

“Schumacheri kosovar”, kapet nga Policia duke drejtuar veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë...

Ja cilat janë gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë. Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrur Ganimete...

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani thotë se pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë nderime te memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. Para mediave, Osmani deklaroi se sot është një ndër ditët...

Osmani: Edhe sot Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë ka thënë se...