Kastrati i ashpër me Kurtin: Në kohën e tij shqiptarët po ikin nga Kosova sa në kohën e Millosheviçit

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati mes tjerash ka thënë...

Kurti publikisht lëvdata kompanisë që po kryen renovime në QKUK, a po e favorizon atë?

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot...

LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Asnjëherë nuk do të harrojmë, PDK: Janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës të zhdukur në luftë nga regjimi i Serbisë

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës sot në Ditën kombëtare të personave të zhdukur me dhunë në luftën e fundit thekson se çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

PDK thekson se janë edhe 1617 qytetarë të Kosovës, fati i të cilëve mbetet i panjohur ende.

Lexoni të plotë njoftimin e PDK-së:

Sot në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, rikujtojmë 1617 qytetarët e Kosovës, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur, historitë e tyre të papërfunduara dhe familjet e të cilëve vazhdojnë të presin në dhembje.

Çdo numër ka një emër, çdo emër mbartte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht.

Ata janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona. Secili prej tyre ka lënë një boshllëk që nuk mund të plotësohet dhe, mbi të gjitha, një pyetje e cila për më shumë se 25 vjet mbetet pa përgjigje: ku janë?

Sot, ne qëndrojmë të bashkuar në kërkesën tonë për drejtësi dhe qartësi. Është përgjegjësia jonë kolektive të mos ndalemi. Të mos i harrojmë.

Të sigurohemi që po bëhet çdo përpjekje e mundshme për t’u sjellë ngushëllim familjeve që kanë kaluar vite duke pritur për një shenjë, një fjalë ose një vend për të vendosur më në fund lulet e tyre.

Këto plagë të hapura të luftës vazhdojnë të mbeten të freskëta e të gjakosin – çdo ditë që kalon pa përgjigje. Nuk mund të mbyllet kapitulli i pikëllimit pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nuk ka prehje e shërim pa zbulimin e së vërtetës.

Asnjëherë nuk do të harrojmë!. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Dua Lipa: Dua të thyej paragjykimet e botës për Kosovën, atje nuk ka më luftë

Ylli i estradës britanike, Dua Lipa, nuk është turpëruar...

Kastrati i ashpër me Kurtin: Në kohën e tij shqiptarët po ikin nga Kosova sa në kohën e Millosheviçit

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati mes tjerash ka thënë...

Kurti publikisht lëvdata kompanisë që po kryen renovime në QKUK, a po e favorizon atë?

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot...

LDK: Qytetarët paguan 33 për qind më shumë tatim në vitin 2023 sesa viteve tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim...

Dua Lipa: Dua të thyej paragjykimet e botës për Kosovën, atje nuk ka më luftë

Ylli i estradës britanike, Dua Lipa, nuk është turpëruar asnjëherë për origjinën e saj shqiptare, edhe pse ka lindur në Britaninë e Madhe në...

Kastrati i ashpër me Kurtin: Në kohën e tij shqiptarët po ikin nga Kosova sa në kohën e Millosheviçit

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati mes tjerash ka thënë se demanti më i fortë për këtë pohim është ikja masive e qytetarëve nga vendi. “Po...

Kurti publikisht lëvdata kompanisë që po kryen renovime në QKUK, a po e favorizon atë?

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë përuruan sot renovimet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK. Kurti shprehu mirënjohje të veçantë për “Ego Elsa”, një...