Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës

Extra AL PVC

Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave me infrastrukturë moderne telekomunikuese, rrjet të sigurt e të menaxhueshëm të dedikuar vetëm për qëllime arsimore, e me mbulueshmëri të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës, duke ndikuar kështu në aftësimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për konkurrencën globale, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Në aktivitetin e mbajtur sot në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime, ministrja Rizvanolli theksoi se infrastruktura jonë digjitale, si dhe sektori ynë i shkëlqyeshëm i TIK-ut, e vendosë Kosovën në rend të parë, e në pozicion konkurrues me shtetet evropiane.

Ajo pohoi se sipas raportit “Emerging Europe”, raport i konkurrueshmërisë i 23 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, përshirë vende si Estonia të cilat janë lidere të IT-së, Kosova renditet e para në rajon për konkurrueshmëri dhe e 11-ta në mesin e 23 shteteve. E para në rajon, e dyta në total pas Rumanisë për infrastrukture dhe e para në rajon për numër të studentëve të IT-së për 100,000 banorë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ajo theksoi që Kosova është duke kaluar në një periudhë të zhvillimeve të hovshme teknologjike, andaj është koha e përkryer për të korrur rezultatet e tyre.

Ajo njoftoi se sa i përket infrastrukturës në sektorin e TIK-ut, veçanërisht qasjes në internet, vitin e kaluar kemi arritur 100% mbulueshmëri të vendbanimeve me internet të shpejtësisë së lartë. Kjo e vendosë Kosovën në top 8 shtetet Evropiane, krahas Zvicrës e Shteteve Nordike.

E përgjatë lidhjes së vendbanimeve me internet, përmes projektit KODE kemi nxitur më shumë se 10 milionë euro investime nga sektori privat dhe kemi gjeneruar kursime të fondeve publike. Rezultatin e këtyre kursimeve po e festojmë sot, me to kemi lidhur 100 shkollat fillore e të mesme me internet brezgjerë të shpejtësisë së lartë, e kemi instaluar rrjetet e brendshme në objekte shkollore”, theksoi Ministrja Rizvanolli dhe njoftoi se deri në fund të vitit 2024, në rrjetin e internetit do të lidhen edhe 114 shkolla të Kosovës.

Ministria e Ekonomisë si dikaster përgjegjës për politikat dhe strategjitë kombëtare për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), deri në vitin 2030 ka për synim që Kosova të jetë një vend modern digjital me ekonomi të avancuar digjitale, administratë publike efektive duke siguruar përdorimi i zgjuar i infrastrukturës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime. Sipas policisë dyshohet...

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova. "Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur,...