Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bënin gara shpejtësie, dy shoferë marrin gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim të ngasjes

Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e Ali Ahmetit: S’ka nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të ndikojë në zgjedhje

Extra AL PVC

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, në një lidhje direkte në FRONTAL të T7 ka folur për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe për rezultatet e zgjedhjeve. Ajdari ka thënë se fitorja e Ali Ahmetit përballë partisë së Arben Taravarit ishte e pritshme, duke qenë se Bujar Osmani ka qenë kandidati më i mirë.

“Pritje kjo fitore. Sepse realisht, kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka qenë kandidati më i mirë, nga të gjitha palët. Është një kryediplomat i dëshmuar dhe që ka treguar sukses edhe si ministër i jashtëm”, ka thënë ajo .

E pyetur se kë do ta përkrahin në garën e mëtejshme, Ajdari ka thënë se një gjë e tillë do të vendoset nga liderët e Frontit Evropian, ndërkohë që ka theksuar se kandidatja që ka dalë e para ka një qasje nacionaliste kundër shqiptarëve.

“Besoj që kjo do të dihet ditët në vijim, dy tre ditët në vijim. Do të vendosin liderët e Frontit Evropian, se cilin kandidat do ta përkrahin. Është shqetësues fitorja e Gordana Silanovska. Një kandidate dhe një parti politike, që në një nivel shqetësues e ka rritur retorikën anti-shqiptare nacionaliste”, është shprehur ajo.

Ajdari ka folur edhe për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën zgjedhore atje dhe kathënë se edhe vetë Kurti e di që s’është në rregull një gjë e tillë.

“Besoj se po. Megjithatë ne themi, ju kemi dalë hakut, sepse lideri ynë Ali Ahmeti e ka pasur ofertën për ta, që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat. Megjithatë le të ngelet në përgjegjësinë e atyre. Por sigurisht nëse do të kishte një kandidat, do të shkonte në raundin e dytë. Ndërhyrjet e këtilla s’janë në rregull. Dhe ata edhe vetë e dinë se nuk është në rregull. Vullneti i lirë i qytetarëve e dëshmoi. Bujar Osmani doli fitues. Realiteti dhe konteksti politik në Maqedoni është i ndryshëm dhe ndërhyrjet e tilla nuk janë në rregull, s’janë fer. Qytetarët e ndjenë. S’ka nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të ndikojë në zgjedhje”, ka thënë ajo në FRONTAL.

spot_img

Të fundit

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të...

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer në skenë me këngën e re “Chase It”. Kënga është shumë ritmike dhe fiks për verën...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, ndërsa personi i akuzuar për përpjekjen për ta vrarë atë bëri...

Frederik Ndoci në podcastin “Flasim”: Ju heq kapelën për punën e bërë! Kryeministri Rama: Po e ekzagjeron…

Artisti Frederik Ndoci ishte i ftuari i radhës i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Këngëtari e nisi intervistën duke treguar arsyen se pse la...