Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bënin gara shpejtësie, dy shoferë marrin gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim të ngasjes

Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e VV-së thotë se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga BE-ja

Extra AL PVC

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, rezultati i zgjedhjeve në veri të vendit shënon zbatimin e plotë të marrëveshjes së Bratislavës nga ana e Kosovës.

Kështu u shpreh ajo në seancë plenare, teksa theksoi se asnjëherë më parë nuk ka pasur shtrirje më të madhe të sovranitetit në veri, raporton KP.

“Prandaj edhe nuk ka pasur zgjedhje në favor të Vuçiqit këtë të diele. Sepse nuk ka pasur nëpërmjet kujt t’i shantazhojë dhe kërcënojë qytetarët e thjeshtë që jetojnë në këto katër komuna me shumicë serbe… Në qershorin e vitit që kemi lënë pas, BE i vendosi padrejtësisht masa Republikës së Kosovës. Këtë veprim ata e morën me arsyetimin se nuk mund të përballonin paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë në veri. Ne si qeveri dhe si pozitë reaguam për padrejtësinë që po i bëhej vendit tonë.

U akuzuam nga ju si opozitë pafundësisht. Na dilnin në krah miqtë tanë ndërkombëtarë, secili nga ta nga pozicionet e tyre. Ndërsa ju si opozitë bëheshit bashkë për të ngritur gishtin drejt nesh”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu Hyseni theksoi se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave ndëshkuese.

“Pikërisht sepse kemi ditur se si të menaxhojmë me situatën, jemi fare pranë vendimit për largimin e këtyre masave të vendosura padrejtësisht ndaj Kosovës 11 muaj më parë. U deshën edhe 11 muaj të tjerë për ta kuptuar ju dhe BE që problemi nuk është në Kosovë por në Serbi, që bojkoti nuk vjen nga Kosova por nga Vuçiqi. Dhe që proceset nuk bllokohen nga shtetet demokratike si Kosova, por nga ato autokratike siç është Serbia. Rezultati i zgjedhjeve të kësaj të diele në katër komunat në veri shënon zbatimin në plotëni të marrëveshjes së Bratislavës nga ana e Kosovës. rrjedhimisht do të thotë largim të masave ndaj Kosovës”, deklaroi ajo.

spot_img

Të fundit

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të...

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer në skenë me këngën e re “Chase It”. Kënga është shumë ritmike dhe fiks për verën...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, ndërsa personi i akuzuar për përpjekjen për ta vrarë atë bëri...

Frederik Ndoci në podcastin “Flasim”: Ju heq kapelën për punën e bërë! Kryeministri Rama: Po e ekzagjeron…

Artisti Frederik Ndoci ishte i ftuari i radhës i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Këngëtari e nisi intervistën duke treguar arsyen se pse la...