Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zëvendëskryeministri Bislimi takon delegacionin nga Këshilli i BE-së

Extra AL PVC

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkëbisedoi me delegacionin nga Këshilli i BE-së – Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB).

Prezent ishin 25 diplomatë nga shtetet anëtare si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Përgjatë fjalës së tij dhe përgjigjeve në pyetjet e delegatëve pjesëmarrës, zëvendëskryeministri Bislimi foli për rrugëtimin dhe synimet e Kosovës në integrimin evropian, me theks në trajtimin dhe arritjen e konsensusit për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht atë në Këshillin e Evropës ku vendi ynë pas kalimit me sukses të fazave paraprake tashmë gjendet në hapin e fundit të nevojshëm për arritjen e këtij suksesi, si dhe u diskutua për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Ai foli dhe për performancën së brendshmi të institucioneve, trajektoren e progresit dhe zhvillimit në të cilën ndodhet tashmë vendi ynë, duke nënvizuar indikatorët pozitivë makroekonomikë, nga zhvillimi ekonomik e rritja e punësimit deri tek rritja e investimeve të huaja direkte ndër të tjera.

Më tej, theksoi dhe se masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë, pasi janë plotësuar tashmë edhe të gjitha kushtet e marrëveshjes së Bratisllavës, si dhe shprehu përsëri qëndrimin tonë se propozimi për dhënien e liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale KU, është kundërthënës dhe i njëjti shkel sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Mbi procesin e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri trajtoi eskalimet në terren nga pala serbe dhe shkeljet e vazhdueshme të tyre të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, si dhe mospranimin e këtyre marrëveshjeve e refuzimin për nënshkrim, dëshmuar në vazhdimësi përmes deklaratave publike të liderëve shtetërore e vulosur me letrën e ish-kryeministres së Serbisë, drejtuar Bashkimit Evropian në dhjetorin e kaluar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti. Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu në gati tërë territorin, ndërsa dita vijon me...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...