Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kandidatët s’e kaluan testin me shkrim, anulohet konkursi për drejtor të Spitalit të Ferizajt

Extra AL PVC

Asnjëri prej 2 kandidatëve që kanë hyrë në test me shkrim për t’u bërë drejtor i Spitalit të Ferizajt, Ragip Bytyqi dhe Gzim Shala nuk e kanë kaluar testin me shkrim.

E kandidati i tretë, Jeton Zeqiri nuk ka hyrë fare në test, ndonëse kishte kaluar fazën e parë të aplikimit.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar shefi i burimeve njerëzore në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Alban Janova, i cili ishte edhe anëtar i Komisionit vlerësues.

Janova tha se për shkak të kësaj, konkursi do të anulohet.

Nga 70 pikë gjithsej, Bytyqi, kirurg në këtë spital ka marrë 31 pikë, ndërsa Shala, shef i prokurimit në Spitalin e Gjilanit ka marrë 15 pikë.

Zeqiri kishte udhëhequr Spitalin e Ferizajt për tri vjet deri në gusht të vitit 2021.

Prej atëherë, ky spital është udhëhequr në vazhdimësi nga ushtrues të detyrës, aktualisht në krye të tij është ushtruesi i detyrës së drejtorit, Fikret Arifi.

Komisioni vlerësues i këtij konkursi përbëhej edhe nga kryesuesja Shefkije Shatri – drejtoreshë e Spitalit të Vushtrrisë, dhe anëtarët: Ardian Shefkiu – drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore në ShSKUK, Gëzim Murseli – drejtor i Mjekësisë Sportive dhe Zana Morina – zyrtare ligjore në ShSKUK.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...

Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin e ditëlindjes, Statovci...