Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për...

Ramabaja: Draf-statuti i tanishëm përtej “Zajednicës”, është edhe “kancer” i Kosovës

Profesori, Sadri Ramabaja, draft-statutin e tanishëm e konsideron përtej...

Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Extra AL PVC

Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u konsideruar për ta zëvendësuar atë.

53-vjeçari ka shijuar një periudhë tejet të suksesshme nën udhëheqjen e Manchester Cityt, që prej se iu bashkua atyre në vitin 2016.

Guardiola mori ‘frenat’ e klubit nga Manuel Pellegrini, dhe që nga ajo kohë ai ka fituar pesë herë titullin e Ligës Premier, një herë Ligën e Kampionëve, si dhe dy herë Kupën FA.

Ai ka momentalisht kontratë me Cityn deri në përfundim të sezonit 2024/2025, pasi kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare në 2023.

Por, ka dyshime nëse ai do ta zgjasë më tutje bashkëpunimin me ‘Qytetarët’ për shkak se ata janë në pritje të rezultatit për hetimet lidhur mbi 115 thyerjet e dyshuara të rregullave të fair-play financiar.

Gazetari spanjoll Jorge Picon pretendon se City tashmë po synon ta planifikojë të ardhmen pa Guardiolën. Ai shtoi se City janë duke konsideruar mundësinë e emërimit të trajnerit të Gironës, Michel, për të zëvendësuar Guardiolën në rast largimi në 2025.

“Pesimizmi po rritet rreth vazhdimit të trajnerit përtej vitit 2025, kur skadon kontrata e tij, dhe në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar atë, një trajner ‘nga shtëpia’: Michel”, ka thënë Picon.

Michel po shijon një sezon fantastik me Gironën, klub i cili është në pronësi të City Football Group. Girona është momentalisht në pozitën e tretë në La Liga dhe deri në fund do të synojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për...

“Nuk ndihem fajtor” – Sinan Vllasaliu deklarohet për akuzën e shmangies së tatimit

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor...

Ramabaja: Draf-statuti i tanishëm përtej “Zajednicës”, është edhe “kancer” i Kosovës

Profesori, Sadri Ramabaja, draft-statutin e tanishëm e konsideron përtej...

Vendoset stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Kosovës

Dy finalistët e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Ballkani...

Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serbi se nuk është e sigurt që Kosova nuk do të jetë në...

“Nuk ndihem fajtor” – Sinan Vllasaliu deklarohet për akuzën e shmangies së tatimit

Këngëtari Sinan Vllasaliu ka thënë se nuk ndihet fajtor derisa ka deklaruar se çdo shmangie nga tatimi ishte paqëllimshme. Këtë deklarim Vllasaliu e ka bërë...

Ramabaja: Draf-statuti i tanishëm përtej “Zajednicës”, është edhe “kancer” i Kosovës

Profesori, Sadri Ramabaja, draft-statutin e tanishëm e konsideron përtej “Zajednicës”, madje e quan edhe “kancer” të Republikës së Kosovës. Sipas Ramabajës, procesi për anëtarësimin e...