Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur...

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare, ja kush nuk iu përgjigj akoma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul...

Rohde thirrje Kurtit për “vendim të guximshëm. ja çka deklaroi ai

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

Extra AL PVC

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Hapi i djeshëm në Komisionin e KiE-së, sipas tij, jep shpresa që Kosova pas anëtarësimit të plotë t’i bëj padi Serbisë për krimet që i a bërë në Kosovë.

Madje ai tha se anëtarësimi në KiE i hap rrugën shtetit të Kosovës që t’i bëjë padi Serbisë, në veçanti për personat e zhdukur dhe për informacionet që po i kërkojnë e nuk po i marrin nga Serbia.

Kosova dje bëri dhe një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare miratoi raportin, ku konstatohet që Shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hoti shtoi se me anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i jepet e drejta që të përdorën instancat ligjore. Ai tutje tregoi se deri tani janë bërë mbi 2800 gërmime dhe ende janë edhe 1598 persona të zhdukur.

“Gërmimet bëhen kryesisht në bazë të informacioneve që i marrim prej qytetarëve dhe formave tjera, edhe ndoshta ndonjë aty-këtu prej informacioneve tërthorazi që i marrim prej Serbisë”, tha Hoti në televizionin publik.

Sipas tij, Serbia nuk ka gatishmëri që në një afat të shkurtër, të jep informacionet për lokacionet apo për personat që janë të zhdukur dhe lokacionet potenciale ku mund të jenë varret e tyre.

Gjetjet e personave të zhdukur, sipas Hotit, janë të vogla. Ai tha se në vitin e kaluar janë gjetur 19 persona ku për disa prej tyre ende po priten përgjigjet, kurse në këtë vit ende po priten rezultatet.

spot_img

Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur...

Çmimet marramendëse që VIP-at paguan për të marrë pjesë në “Met Gala”

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme...

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare, ja kush nuk iu përgjigj akoma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul...

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, Policia nis hetimet

Një grua, shtetase e Serbisë, është gjetur e vdekur dje në Ferizaj. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet. Me vendim të prokurorit,...

Çmimet marramendëse që VIP-at paguan për të marrë pjesë në “Met Gala”

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë 75,000...

‘Thumboi Julin dhe mbështeti Heidin’, Ermal Mamaqi reagon për mesazhin e publikuar në BBV: Nuk e kam dërguar unë! Produksioni mund ta konfirmonte

Një mesazh i dërguar në “Big Love” mori vëmendjen në shtëpinë e “Big Brother Vip” pasi thuhej se ishte dërguar nga Ermal Mamaqi. Në të...