Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Kurti zhvillon takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

25 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Extra AL PVC

Sot mbushen 25 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”. Krijimi i këtij formacioni ushtarak përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të luftës në Gjakovë dhe Kosovë.

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Kjo brigadë u ngrit pas kërkesave të ushtarëve gjakovarë të UÇK-së për ndërhyrje në qytetin e tyre, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj civilëve në këtë komunë.

Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc, Komandant i ZOD-it, Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar Brigada 137 “Gjakova” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues.

Një ditë pas themelimit, pra më 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës. Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj brigade.

Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize. Në kuadër të detyrave të parashtruara, luftëtarët e kësaj brigade ndërmorën aksione të shumta për mbrojtjen e popullatës civile të Gjakovës.

Veçohet “Epopeja e Çabratit” kur në luftën frontale me armikun, në një distancë të afërt, në datat 7, 8 dhe 9 maj ranë heroikisht 17 dëshmorë të kësaj brigade.

 

spot_img

Të fundit

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Attenborough rrëfimtari i përjetshëm i historisë madhështore të natyrës

Sër David Attenborough, i cili sapo i mbushi 98...

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Rohde: S’shoh asnjë kërcënim të sigurisë, por kjo s’e përjashton mundësinë që të ketë incidente në të ardhmen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për situatën e sigurisë në vend, duke thënë se pas sulmit të Banjskës, KFOR-i ka...

Attenborough rrëfimtari i përjetshëm i historisë madhështore të natyrës

Sër David Attenborough, i cili sapo i mbushi 98 vjeç, ka perfunduar së fundmi serialin e tij më të fundit, “Mammals”, duke vendosur rekorde...