Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamza: Jam njeri i fjalës, më njohin qytetarët

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar sot Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka bërë publike kandidaturën e Hamzës.

Ky i fundit është ndier i vlerësuar me përgjegjësinë që ia ka dhënë partia.

Ndihem tepër i vlerësuar me përkrahjen nga kryetari i PDK-së, z. Krasniqi, nga miku im shumëvjeçar, Memli, dhe nga strukturat e PDK-së. Por, përtej që ndihem i nderuar, e marr edhe si përgjegjësi”, ka thënë Hamza.

Në adresimin e tij të parë, ai ka bërë me dije se e ka të qartë se çka i duhet Kosovës.

Kam një pasqyrë të qartë të të kaluarës, të tashmes dhe një vizion për të ardhmen e vendit tonë. Jam i vendosur të kontribuoi në avancimin dhe zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat. Besoj fort që kandidatura ime, me mbështetjen e plotë të kryetarit të PDK-së, z. Krasniqi, struktura e PDK-së do ta mirëpresin, sektori privat, bizneset private. Sepse biznesi privat është kontribuuesi më i madh në rritjen ekonomike të Kosovës, është punëdhënësi më i madh në Kosovës”, ka thënë Hamza.

Më tej, ai ka bërë me dije se Kosova ka nevojë për shumë reforma në fusha të ndryshme.

Reformën e TVSH-së, bizneset këtë e kuptojnë dhe e dinë më se miri. Sigurisht se edhe të puenësurit në sektorin privat do të kenë mbështetjen tonë të plotë. Reforma në arsim, personeli arsimor do të jetë i respektuar, por do të jenë edhe të paguar. Do të kenë paga të dinjitetshme të cilat do të ju mundësojnë aty dhe familjareve të tyre një jetë korrekt”, është shprehur Hamza.

Kryetari i Mitrovicës ka bërë me dije qytetarët e dinë se kur të premton diçka e realizon atë.

Sigurisht se e dinë të gjitha këto kategori që i përmenda, që kur e them diçka e realizoj. E kalkuloj mirë, e kalkulj saktë. Ndonjëherë doket si e madhe, por ajo ndodh. Ka ndodhur në të kaluarën dhe sigurisht se do të ndodh edhe në të ardhmen me mua kryeministër”, ka thënë Hamza.

Më tej, ai ka përmendur edhe sektorët tjerë që kanë nevojë për dorën e shtetit

Shëndetësia përkrahja me furnizim me barna personel, shërbyes civil, ushtarë të ushtrisë, zjarrfikësit dhe të gjithë ata që fitojnë nga buxheti besoj fort se kandidaturën time do ta përkrahin. Sigurisht se e din të gjithë që këto kategori qe i përmenda i realizoj e kalkuloj saktë, nganjëherë duket e madhe por e realizoj”, ka thënë Hamza, duke mos harruar as sektorët tjerë.

Institucionet do e kryejnë punën e tyre, sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin por jetesën në Kosovë. Programi do jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediat do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do ia dalim synimit që e kemi”, është shprehur ai.

spot_img

Të fundit

Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i...

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga...

Osmani ia dhuron flamurin e Kosovës kryetarit të qytetit Wylie, përurohet edhe pllaka me emrin e Nënë Terezës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj...

Orges Arifi nënkampion i Evropës në Karate

Karateisti nga Prishtina, Orges Arifi është shpallur nënkampion i Evropës në Karate, në kategorinë deri në 60 kilogramë. Rreth këtij suksesi ka shkruar kryetari i...

Nis nata finale e “Eurovision 2024” – lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Mbrëmjen e sotme (e shtunë) është hapur sipari për natën finale të Eurovision 2024, e cila po mbahet në Malmo Arena në Suedi. Atmosfera në...

Gërvalla takon përfaqësuesit e CSU-së: U pajtuam që Kosova i ka përmbushur krejt kushtet për anëtarësim në KiE

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani,...