Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Basha: Kryeministri e Parlamenti duan ta mbikëqyrin SPAK-un

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në fjalimin e tij për mbështetjen e Lezhës, tha se qeveria e vendit është e korruptuar dhe për këtë e fajësoi kryeministrin, Edi Rama.

Ai tha kryeministri së bashku me parlamentin dëshirojnë të krijojnë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila sot po anatemohet nga të gjitha anët, por në asnjë anë më shumë sesa nga kryeministri i cili në fshehtësi bashkë me njerëzit e tij në parlament dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un”, tha Basha.

“Dëshirë që i është shtuar në veçanti pas ngjarjeve të fundit, siç është intervista e ish-zëvendëskryeministrit tashmë në arrati dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dënimi me burg të ish-drejtorit të Kundërzbulimit të FBI-së për Neë Yorkun, Charles Mcgonigal. Kësaj dëshire të çuditshme në fakt, i është shtuar së fundmi edhe shqetësimi i kryeministrit shqiptar për sjelljen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrat e shtetit”.

“Sigurisht për një njeri që ka rrahur gjoksin me të dyja grushtet se është autor i Reformës në Drejtësi, këto dy pohime janë shumë më problematike sesa të ulërijë në kupë të qiellit nga kupa e kokës kudër SPAK-ut apo BKH-s. Janë domethënëse sepse tregojnë qartë se Edi Rama ka frikë nga drejtësia, i trembet drejtësisë dhe tani ka nxjerr gërshërët për të prerë këmbët dhe duart e drejtësisë”.

Basha u shpreh se partia e tij është në mbështetje të drejtësisë.

“Partia Demokratike është në mbështetje të institucioneve të drejtësisë, Partia Demokratike është në mbështetje pa kushte të SPAK-ut, sepse Partia Demokratike beson se ky është shansi i vetëm për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të sjell barazinë para ligjit për çdo shqiptarë kudo ku ndodhet”.

spot_img

Të fundit

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...

Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin e ditëlindjes, Statovci...