Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Kurti zhvillon takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pas shkarkimit, rrëfehet Musliu: S’ka të bëjë me performancën time, Rama tha shumë ‘rrena’

Extra AL PVC

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se lirimi i tij nga detyra nga ana e kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, nuk ka të bëjë me performancën e tij.

Musliu tha se edhe mënyra në të cilën është njoftuar për largim nga kjo detyrë, përmes një shkrimi të Ramës në Facebook, ka qenë shokuese dhe sipas tij aspak e pritur.

“Nj ditë më parë kam qenë në një takim, kemi diskutu për disa projekte, detyra, ditën kur ka dalë postimi në Facebook, dy orë më herët kam marrë një lëvdatë për një linjë të re që e kam bërë në fshatin Hajkobillë, dhe ka qenë shokuese për faktin se nuk ka qenë aspak e pritur”, tha Musliu.

Ai shtoi se postimi i kryetarit Përparim Rama ka shumë të pavërteta.

“Postimi ka shumë të pasakta, të pavërteta për faktin se ne çdo ditë kemi punu me kryetarin Rama dhe bashkërisht jemi dakrodu dhe pajtu që ky është problem më afatgjatë por bashkë kemi vendos që ky do të jetë projekti…këtu mundem me përmend edhe një projekt grant prej 70 mijë euro në të cilin unë kam punuar ngushtë, ka pas edhe shumë lëvizje tjera…Mendoj që kjo nuk qëndron, të gjithë po e dimë, performanca nuk ka të bëjë fare, 70 për qind e postimeve të kryetarit në Facebook janë projekte të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, tha Musliu për tëvë1.

Ndërsa, i pyetur nëse ky shkarkim nga detyra e drejtorit në Komunë vjen për shkak të qëndrimit të PDK-së me një projekt afër Liqenit Badovci, Musliu tha se PDK prej fillimit e ka pas këtë qëndrim dhe nuk është se e ka ndërruar apo e ka tradhtuar partnerin në koalicion.

“Ne me kohë i kemi tregu që kemi një qëndrim dhe nuk e mbështesim Badovcin, nuk e kemi mashtru partnerin, gjithmonë kemi thënë që qëndrimi jonë është që nuk e mbështesim Badovcin andaj mendoj që është dashtë me u shtjerrë të gjitha takimet dhe edhe sot mendoj që kjo është mënyra më e keqe sepse pavarësisht që je koalicion mundesh me pas një mendim ndryshe, ne asnjëherë nuk kemi thënë se Rama e ka gabim, vetëm kemi thënë se ne kemi mendim ndryshe”, u shpreh Musliu.

 

 

 

spot_img

Të fundit

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në...

Attenborough rrëfimtari i përjetshëm i historisë madhështore të natyrës

Sër David Attenborough, i cili sapo i mbushi 98...

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të...

Rohde: S’shoh asnjë kërcënim të sigurisë, por kjo s’e përjashton mundësinë që të ketë incidente në të ardhmen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për situatën e sigurisë në vend, duke thënë se pas sulmit të Banjskës, KFOR-i ka...

Attenborough rrëfimtari i përjetshëm i historisë madhështore të natyrës

Sër David Attenborough, i cili sapo i mbushi 98 vjeç, ka perfunduar së fundmi serialin e tij më të fundit, “Mammals”, duke vendosur rekorde...