spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

18 vjet nga cunami që vrau 250 mijë njerëz

Extra AL PVC

Më 26 dhjetor 2004 tërmeti në Sumatra me madhësi 9.1 ballë të shkallës Rihter krijoi një cunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima.

“Duke vrarë mbi 200.000 njerëz dhe me dëme disa dhjetëra miliarda dollarë, ajo ngjarje stimuloi komunitetin shkencor dhe organet qeveritare të pajisen me mjete monitorimi dhe paralajmërimi për rrezikun e cunamit”, deklaroi kryetari i Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni.

Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9.5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9.2).

Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.

“Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e cunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin”, thotë ai.

“Një tërmet që u shtri në 1.200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave”, theksoi Doglioni.

Cunamët arritën lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat.

Pas 25 minutash valët arritën në Sumatra, dy orë pas Tajlandës.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...