​Times rendit Shqipërinë ndër vendet më të mira për shëtitje në Evropë

Gazeta britanike Times ka përpiluar një listë me lokacionet...

Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike

Të martën gjatë pushimit, praktikantët privatë do të mblidhen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​10 raste të reja me HIV në Kosovë

Extra AL PVC

Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë.

Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, derisa thotë se ky numër pritet që të rritet në vazhdimësi.

Mehmeti në një prononcim, tha se sipas informacioneve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është i evidentuar.

“Sa i përket rasteve të regjistruara në klinikën tonë, deri në këto momente kur po flasim, i kemi të regjistruara 10 raste të reja, prej janarit deri më tani. Edhe pse kam informata, ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Ndërkohë, sipas informatave që i kam nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve është më i madh se sa që ne i kemi në evidencën tonë, sepse në Klinikën Infektive vijnë rastet kur ata vendosin që të trajtohen apo të marrin terapi nga ana e klinikës tonë. Mirëpo, gjithmonë ndodhë që të ketë edhe raste të cilat edhe pasi të identifikohen si HIV pozitiv, për një arsye ose tjetër mund të mos vijnë që të vazhdojnë trajtimin në Klinikën Infektive”, tha Murati.

Profesionsti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. Ai shtoi se homoseksualët janë komuniteti më i prekur nga ky virus.

“Po, aktualisht e kemi një rast i cili është i shtirë në klinikën tonë, për shkak të gjendjes më të rëndë të cilën ai e ka…Realisht krahasuar me vitet e kaluara, ose më mirë të themi në tri-katër vitet e fundit kemi tendencë të rritjes së numrit të rasteve të reja dhe kjo tendencë është në rritje e sipër…Sa i përket shkaktarëve të rritjes, fakti që shumica e rasteve të reja që ne i kemi të evidentuar vitet e fundit, kryesisht i takojnë moshës së re dhe kryesisht i takojnë komunitetit të homoseksualëve, kjo për faktin se mundësia e bartjes së infeksionit është shumë më e madhe te homoseksualët sesa tek heteroseksualët”, potencoi Murati.

Ndërkaq, Murati shtoi se moshat më të prekura nga HIV janë ata 20 deri në 25 vjeç dhe që kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Ai shtoi se ky repart ka mungesë të stafit të mesëm, derisa potencoi se qëndrojnë mirë sa i përket furnizimit me barna esenciale.

“Mosha kryesore mesatare e cila është në evidencën tonë sidomos viteve të fundit janë kryesisht mosha prej 20 deri 25 vjeçe dhe kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Aktualisht qëndrojmë mirë, sa i përket furnizimit me barna dhe në përgjithësi mund të them se këto vitet e fundit, nuk është se kemi pasur ndonjë problem… ky repart në të cilin trajtohen pacientë me sëmundje seksualisht të transmetueshme por edhe sëmundjet e tjera, është një repart përveç rasteve që trajtohen me HIV, është repart që trajtohen edhe rastet e tjera, dhe duke qenë se kemi rritje të numrit të rasteve me HIV, ne kemi mungesë të kuadrit të mesëm, kjo është problemi kryesor, jo vetëm për ne por edhe për Klinikën Infektive”, tha Murati.

Se numri i rasteve të prekura me HIV është në rritje e sipër, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili u shpreh se përdoruesit e drogës, marrëdhëniet intime mes gjinisë së njëjtë dhe faktorë të tjerë, po ndikojnë në shtimin e rasteve me HIV.

“Sipas informatave të Institutit të Shëndetit Publik janë dy tre vitet e fundit, posaçërisht viti i kaluar që është në rritje të shpejtë infeksioni i HIV-it. Kosova përndryshe ka qenë me propalencën shumë të ulët të HIV-it në Kosovë, janë disa kategori të popullatave që janë në rrezikshmëri të lartë, çfarë janë përdorues të drogave, meshkujt që bëjnë seks me meshkuj, gratë që kanë seks komercial…Këtu është parë që ka problem edhe tek popullata e përgjithshme mendoj që numri është rritur shumë shpejtë…Është një lloj alarmi”, tha Blakaj.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , që nga fillimi i epidemisë mbi 85 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV. /KP/

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

​Times rendit Shqipërinë ndër vendet më të mira për shëtitje në Evropë

Gazeta britanike Times ka përpiluar një listë me lokacionet...

Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike

Të martën gjatë pushimit, praktikantët privatë do të mblidhen...

Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes?

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin...

MMPHI dhe NewCo Ferronikeli mbajnë debat publik në Lipjan, diskutohet për deponinë e skories

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të...

​Times rendit Shqipërinë ndër vendet më të mira për shëtitje në Evropë

Gazeta britanike Times ka përpiluar një listë me lokacionet më tërheqëse për pushime malore në Evropë. Shoqata e parë e shumicës së njerëzve me këtë...

Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike

Të martën gjatë pushimit, praktikantët privatë do të mblidhen sërish në Klinikë për t’u kujtuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Përveç pagave më...

Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes?

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit. Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr...