Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia

Extra AL PVC

Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita.

Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë më 2 maj.

Përbërja e Qeverisë së re u kritikua paraprakisht nga Departamenti amerikan i Shtetit, pasi pjesë e saj janë dy zyrtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e re do të betohet tani dhe pastaj do ta fillojë mandatin e ri katërvjeçar.

Mandatari i përbërjes së Qeverisë së Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millosh Vuçeviq, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë deklaroi se Serbia e ka ende synim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE).

Së fundi, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën.

Vuçeviq tha se pritshmëritë e BE-së lidhen me atë që Serbia ta “poshtërojë” veten duke njohur pavarësinë e Kosovës dhe t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, ai theksoi që Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Nuk ka dyshim se presionet do të vazhdojnë, ndoshta do të intensifikohen, por jemi të vendosur që të qëndrojmë në të njëjtat pozicione”, tha Vuçeviq.

Serbia nuk mund dhe nuk do të heqë dorë nga miqësia me Rusinë, popullin e së cilës ne e konsiderojmë vëllazëror, ashtu siç është rasti me ukrainasit. Ne e kemi dënuar qartë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, por kemi deklaruar se nuk do t’i bashkohemi politikës së sanksioneve”, tha ai.

Qeveria u formua katër muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat progresistët fituan mbi gjysmën e shumicës në asamblenë republikane. Afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re ishte 6 maji.

Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re serbe.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviq, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

Ndërkohë, shefi aktual i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërsa ministër i Mbrojtjes do të jetë Bratisllav Gashiq, deri më tash ministër i Policisë.

Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do t’i bashkohet Qeverisë si ministër i Punëve të Jashtme.

Qeveria e re e Serbisë merr detyrën pas zgjedhjeve të dhjetorit, të cilat me shumicë votash i fitoi Partia Përparimtare Serbe (SNS).

Koalicionet e opozitës, Serbia kundër dhunës dhe NADA, e akuzuan koalicionin e udhëhequr nga SNS-ja për vjedhje në zgjedhje.

Parregullsi të shumta gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, krahinore dhe lokale, që u mbajtën më 17 dhjetor në Serbi, vunë në dukje edhe misionet vëzhguese ndërkombëtare dhe vendore.

Autoritetet, në anën tjetër, mohuan se ka pasur parregullsi të mëdha zgjedhore.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë...

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani ka tre vjet që është emëruar presidente e vendit dhe është presidentja e dytë...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi vetëm një...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së...