‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe

Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zbogar i përmendi masakrat serbe dhe Fahrije Hotin, Vuçiq fyen Sllovenët

Extra AL PVC

Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenisë dhe popullit slloven.

Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.


Ai përmendi edhe shifrat e njerëzve që janë vrarë në atë territor gjatë luftës në Kosovë.

E duket se kjo nuk i pëlqeu fare Vuçiqit. Presidenti serb në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

Të martën, Vuçiq u ankua se Serbia ra në një kurth që i kishin vënë SHBA-të, Zvicra dhe Sllovenia.

Madje këtë të fundit e cilësoi si shtet të ndryrë, derisa po komentonte seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

“Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiq.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit slloven Robert Golob.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve”, thuhet në reagimin e tij.

Madje vetë mediat serbe, një veprim të presidentit serb e kanë quajtur “Skandali të ri diplomatik i Vuçiqit…”.

spot_img

Të fundit

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar...

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe

Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar...

Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale...

‘Metamorfoza’, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dosjen

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit...

Politikani gjerman s’përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe

Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë...

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit, si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Dy shtetet mike të Kosovës, Gjermania dhe Franca i kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre se qeveria duhet të nisë punën për themelimin e...