LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Albin Kurti nuk denjon t’ia përmend emrin Vjosa Osmanit

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë, ka folur për temën e dinarit dhe negociatat që po zhvillohen në Bruksel por këtë çështje. Mirëpo, ai është pyetur disa herë për komentet e presidentes së shtetit Vjosa Osmani, se a është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin.

Por i pari i qeverisë ka refuzuar të përgjigjet në këto pyetje duke pohuar se ai e ka kryenegociatorin atje dhe beson që i dërguari i tij do të diskutojë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku jemi, [me] çka mund të ecim përpara.

Poashtu, Kurti ka deklaruar se e merr përgjegjësinë që pasojat e caktuara, të cilat mund të shkaktohen në terren, pra që mund të jenë çështje të Qeverisë.

“Jo vendimi si i tillë, i cili është sovran i Bankës Qendrore të Kosovës, por edhe një herë, ne vetëm bëjmë zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në terren. Nëse ka pasoja të caktuara që u referohen ministrave tanë për çështjen e dinarit. Por, unë besoj që duhet të përfundojë ky rund takimesh që të mund të flasim saktësisht”, ka përfunduar Kurti.

 

Ndërkohë edhe përkundër kësaj përgjigje, gazetari ka insistuar që të mësoj se a janë konsultuar  me presidenten për dinarin, mirëpo Kurti e ka zhvendosur theksin dikund tjetër, duke pohuar, se ka pasur vazhdimisht opsione të ndryshme për çështjen e dinarit. Unë nuk besoj që duhet të diskutohen tash, sepse dëmtohet pozicioni negociator i Kosovës nëse ato shpalosen para kohe. Ajo çfarë mund të them është që Qeveria po e bën më të mirën e mundshme, me përkushtim maksimal dhe natyrisht që këtë ne e kemi si mbështetje për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Nuk ka kurrfarë ndëshkimi për serbët. Pra, rregullorja e re nuk është ndëshkim, por është një përpjekje e radhës shumë serioze për të bërë formalizimin, legalizimin e transaksioneve financiare, ka thënë ndër të tjera Kurti.

 

Kohën e fundit kanë qarkulluar në opinion “spekulime” mbi tensionet e mundshme ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. E para në disa deklarata publike ka pohuar se vendimi i KQZ nuk mund të zbatohet pa përkrahjen e aleatëve. Madje ajo kishte shkuar deri atje sa të thoshte se kush  do që mendon ndryshe nuk e njeh historinë moderne të shtet-ndërtimit të Kosovës. Kurse gjatë vizitës së fundit në Kosovë, i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Escobar e kishte quajtur Osmanin si garantuesen kryesore të raporteve SHBA-Kosovë.

 

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...