Hoti akuzon qeverinë: Emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Ish-kryeministri i Kosovoës, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se...

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Votimi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Serbia po i mban të bllokuar disa autobusë të Kosovës

Extra AL PVC

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

TV Arbëria mëson se këta autobusë janë bllokuar që 11 orë, prej orës 22:00 në mbrëmjen e djeshme.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.

Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.

Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Shpjegimi nga autoritetet serbe, siç thotë Haxholli, është se për këtë ka urdhëruar Beogradi.

Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai.

Haxholli thotë se po planifikon të niset personalisht drejt pikëkalimit kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë ku po mbahen të bllokuar udhëtarët kosovarë.

Duke qenë që Zyra Ndërlodhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, shkroi Haxholli.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hoti akuzon qeverinë: Emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Ish-kryeministri i Kosovoës, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se...

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e...

Logo e re për 80-vjetorin e çlirimit, nga sot do të përdoret në të gjitha shkresat e institucioneve shtetërore

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha institucioneve...

Opozita: VV-ja qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore, përpiqet të fshehë përfshirjen në korrupsion

Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm...

Hoti akuzon qeverinë: Emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Ish-kryeministri i Kosovoës, Avdullah Hoti ka akuzuar qeverinë se po emëron anëtarn e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik. Hoti në Facebook ka shkruar se...

Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të martë në ambientet e SPAK. Vetë Veliaj deklaroi pak ditë më parë se do...

Logo e re për 80-vjetorin e çlirimit, nga sot do të përdoret në të gjitha shkresat e institucioneve shtetërore

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha institucioneve të republikës së Shqipërisë, do u duhet të përdorin në shkresat zyrtare logon e 80-vjetorit...