Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq: Barrikadat do të largohen kur të krijohet Asociacioni

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se barrikadat në veri të Kosovës do të largohen kur Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Fillimisht Asociacioni i komunave, pastaj ne do të largojmë barrikadat”, tha Vuçiq.

Për krijimin e Asociacionit, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë kanë argumentuar se krijimi i këtij Asociacioni do të ishte i dëmshëm për Kosovën.

Sipas Vuçiqit, Kosova nuk dëshiron të dëgjojë, por vetëm dëshiron që ta poshtërojë Serbinë. Ai theksoi se sjellja e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, është më e drejtë krahasuar me sjelljen e shumicës së qeverive perëndimore. “Ata [KFOR] po e trajtojnë situatën me seriozitet dhe me përgjegjësi”, tha Vuçiq.

Ai kërkoi shpjegim nga Kosova sa i përket arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, duke shtuar se Beogradi nuk e di arsyen e arrestimit të tij. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiq – që u arrestua më 10 dhjetor – dyshohet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për shkak të arrestimit të Pantiqit, disa serbë lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – të Jarinjës dhe Bërnjakut.

KFOR-i ka njoftuar se ka rritur prezencën në Jarinjë për shkak të mundësisë së pranisë së “grupeve të organizuara kriminale”. Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore./REL

spot_img

Të fundit

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar...

Durmishi reagon pas publikimit të një “dokumenti” të policisë serbe për të: I falsifikuar, nuk shantazhohem

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka reaguar pas një...

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika...

Haziri: Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, nga Gjilani ku ka mbajtur një konferencë për media ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se...

Opozita akuzon Qeverinë për gjendjen e rënduar në Trepçë, VV-ja i mohon

Vonesat në ekzekutimin e pagave dhe gjendja e rënduar financiare në ndërmarrjen Trepça, ka bërë që partitë opozitare ta drejtojnë gishtin kah Qeveria Kurti,...