Të fundit:

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...
ISP BroadcastISP Broadcast

​Vrasje e shtatzënës, Abdixhiku: Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë

ISP Broadcast

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti, duke thënë se ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër.

“Sërish një grua, në javën e fundit të shtatzënisë, bëhet viktimë e një krimi monstruoz. Kjo më s’është gjendje normale; e ne nuk mund të normalizojmë vetëm me reagime këtë alarm nacional që na shpërfaqet në mënyrën më çnjerëzore të mundshme para sysh tani nga dy herë në javë”, ka shkruar Abdixhiku. Na duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë. Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe”, ka shkruar Abdixhiku.

“Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtuar të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot”, ka shtuar ai.

Abdixhiku fton organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pa kompromis ndaj rastit të sotëm, ndërsa familjes, të afërmve e miqve, u shpreh ngushëllime duke thënë se kjo humbje jete, si çdo tjetër, është plagë që rëndon mbi të gjithë.

Ndryshe, vrasja e sotme vjen pak ditë pasi një person mbyti me sëpatë gruan e tij në Prishtinë.

 

spot_img

Të fundit

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca,...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka...

Ahmeti në Kuvendin e Shqipërisë, njofton për të arriturat e Kosovës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

​Ka përfunduar debati parlamentar në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë

Pas rreth 12 orësh, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, mbylli punimet e seancës sotme plenare, ku deputetët debatuan me kryeministrin Albin Kurti, për marrëveshjen...

Gashi: Kurti po mashtron qytetarët, krijoi autonomi territoriale për serbët në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po e mashtron Kuvendin dhe qytetarët për...

Shala për marrëveshjen e Ohrit: Ka kërkesa vetëm teorike ndaj Serbisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se është dakorduar për një marrëveshje emergjence me Serbinë, që mbyll...