Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vrasja në Bellanicë të Malishevës, i akuzuari dënohet me 19 vjet burgim

Extra AL PVC

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja  në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Pas shqyrtimit fillestar ku i pandehuri e ka pranuar fajësinë sipas akuzës, gjykata të akuzuarin I.Z. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej 19 vjet, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 20 shtator 2023.

I pandehuri I.Z., akuzohet se “Me datë 20 shtator 2023, rreth orës 07:15 minuta, në fshatin  Bellanicë, Komuna Malishevës, në parkingun e marketit “M…”, me dashje ka privuar nga jeta tani të  ndjerin A. B. nga fshati Vraniq, Komuna Suharekës, në atë mënyrë që me të arritur në vendin e cekur  më lartë, tani i ndjeri me veturën Fiat, ngjyrë e bardhë, i cili ishte duke shkuar në punë, ndërsa i  pandehuri ndodhej në lokal së bashku me dëshmitarin B. E., dhe me të vërejtur se kishte arritur në  parking tani i ndjeri A.B., i pandehuri ngritët nga tavolina, del jashtë dhe afrohet tek automjeti i të  ndjerit, hap derën e automjetit dhe menjëherë me armën e llojit SIG SAUER- P320, shtënë pesë herë  në kokë të tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy here prapë  në drejtim të trupit të tij, përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e mara i ndjeri  ndërro jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici.

Po ashtu, është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG SAUER – P320, 57 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i pandehuri, si objekte të kryerjes së veprës penale.

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, arma e konfiskuar do të shkatërrohet në rast se e njëjta nuk evidentohet se është përdorur në ndonjë rast tjetër të hapur, nga Libri i Rasteve të Hapura.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar

spot_img

Të fundit

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK...

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Bashkimit Evropian duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje. “Njësitet policore në koordinim me prokurorin...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në veri, ka ngritur reagime të shumta, raporton TV Arbëria. Pas këtij aksioni, ku u konfiskuan...