Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vrasja e gruas nga Dragashi, kërkohet nga kryeprokurori i shtetit që të iniciojë procedura disiplinore

Extra AL PVC

“Edhe Saime Domazeti vritet në duart e shtetit”, titullohet raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi për vrasjen e fundit të gruas nga Dragashi.

IKD dhe organizata “Clard” kanë thënë se Prokuroria Themelore në Prizren nuk kishte iniciuar ndonjë kërkesë për caktimin e ndonjë urdhri mbrojtës të viktimës, ani pse ishte e njoftuar se e njëjta ishte dhunuar. Kjo e fundit ishte mbajtur në qilar nga familjarët e saj, ku në konferencën e sotme u tha se është cenuar dinjiteti i 67-vjeçares. Për më tepër, është kërkuar nga kryeprokurori i shtetit të iniciojë procedura disiplinore për të gjithë akterët e përfshirë. Po ashtu, nga Avokati i Popullit është kërkuar që të niset hetim në lidhje me këtë rast.

Arrita Rezniqi nga IKD në një konferencë për media ka thënë se rasti i dhunës në familje ishte raportuar ditë më parë, kur e njëjta nga familjarët ishte lënë jashtë në qilar.

Rezniqi: Në këtë rast cenohet skajshmërisht dinjiteti i viktimës

“Ky rast e ka fillimin disa ditë më herët se sa nga data kur është raportuar për vdekjen e të njëjtës. Më saktësisht, në bazë të shkresave që IKD ka siguruar kemi arritur të kuptojmë që ky rast fillimisht është raportuar me datën 8 nëntor dhe për këtë nga policia është adresuar si dhunë në familje. Për shkak se e ndjera është evidentuar që është larguar nga shtëpia dhe është vendosur në një hapësirë jashtë shtëpisë, në oborrin e shtëpisë në qilar, ose shupë që njihet në gjuhë popullore. Duke cenuar kështu skajshmërisht dinjitetin e saj dhe rrjedhimisht duke përmbush elementet e veprës, dhuna në familje. Të pandehur në këtë rast për të cilët është ngritur aktakuzë janë familjarët e saj, gjegjësisht kunata dhe nipi i të njëjtës, të cilët kanë jetuar në një shtëpi së bashku me të. Policia pas rreth një jave, me 15 nëntor ka ngritur kallëzimin penal dhe e ka dorëzuar në prokurori, ku prokuroria me 21 dhjetor e ka ngritur aktakuzën për rastin dhunë në familje”, ka njoftuar Rezniqi.

Po ashtu, ajo shton se ka pasur mungesë të profesionalizimit dhe neglizhencë nga institucionet në trajtimin e 67-vjecares nga Dragashi.

Rezniqi: Ky rast nuk është referuar në strehimore

“Prej datës 8 nëntor kur është raportuar rasti për dhunë në familje e deri me datën 26 dhjetor kur është raportuar se e ndjera ka vdekur, e njëjta ka mbetur nën mëshirën e atyre të cilët kanë qenë të pandehur për dhunë në familje ndaj saj. Rrjedhimisht institucionet shtetërore nuk kanë ofruar siguri dhe mbrojtje për të njëjtën, përgjatë kësaj periudhe përkundër që kanë qenë në njohuri se e njëjta është viktimë e dhunës në familje. Pra, në këtë rast nga Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash ne kemi pranuar përgjigje që nuk ka pasur kërkesë për caktimin e urdhrit mbrojtës, nuk ka pasur kërkesë për masë sigurie nga prokuroria në një rast të tillë. Nga Qendra për Punë Sociale në Dragash kemi kuptuar se ky rast nuk është referuar në strehimore”, ka shtuar Rezniqi.

Më tej, ajo ka njoftuar se institucionet e kanë lënë në mëshirë të personave të cilët kanë pasur aktakuzë për dhunë në familje.

Rrezniqi: Është shqetësues mosserioziteti i prokurorisë në trajtimin e këtij rasti

“Gjatë analizimit të shkresave të lëndës, është tmerrësisht shqetësuese të shihet mosserioziteti i prokurorisë në trajtimin e këtij rasti në hartimin e aktakuzës të këtij rasti. Ajo çfarë është shumë shqetësuese është fakti që përmbajtja e gjithë aktakuzës, në përfundim të saj shihet një pjesë ku në aktakuzë përmendet komplet person tjetër, komplet rrethana të tjera të rastit, i pandehur tjetër dhe dëshmi që nuk lidhen fare me rastin. Kjo dëshmon shumë mirë se sa joserioz kanë qenë në trajtimin e rastit Prokuroria Themelore në Prizren. Sepse këtë aktakuzë të dhunës në familje e ka ngritur me shumë gjasë, duke përdorur shabllon të aktakuzave të tjera, për çka ka mbetur një përfundim në fund të aktakuzës”, vijon ajo në konferencë për media.

Edhe Gzim Shala nga IKD tha se rasti i Samie Domazetit është tipik kur tregon se shteti ka qenë i informuar për rrezikun e viktimës.

Shala: Shteti është dashur ta dijë se Saime Domazeti është në një rrezik

“Shteti e ka ditur, ose është dashur ta dijë se Saime Domazeti është në një rrezik për jetën e saj. Gjykata e Strasburgut në aktgjykime të ndryshme, në vendimet e ndryshme që i ka nxjerrë, ka potencuar se shteti përpos obligimeve që të përmbahet nga cenimi i të drejtës në jetë, ka po ashtu obligime pozitive për mbrojtjen e së drejtës në jetë nga palët e treta. Për tu konstatuar se në një rast sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kemi të bëjmë me shkelje të së drejtës në jetë, kërkohet që të vërtetohet se autoritetet shtetërore e dinin ose është dashur ta dinin për rrezikun ekzistencial së një qytetari dhe që të kenë kujdes të shtuar për ato veprime të cilat arsyeshëm besohet se do ta parandalonin kryerjen e vrasjes”, ka thënë Shala.

Për më tepër, ai tha se për personat e përfshirë duhet të merren masa.

Shala: IKD dhe CLARD kërkojnë nga institucioni i Avokatit të Popullit që të nis një hetim

“Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit në përputhje me ligjin duhet të iniciojë procedura disiplinore të gjithë akterët e përfshirë në këtë rast, përfshirë edhe kryeprokurorin e prokurorisë themelore në Prizren, Admir Shala. Për mos referim të rastit në strehimore duhet të mbahet përgjegjës Qendra për Punë Sociale. IKD dhe CLARD kërkojnë nga institucioni i Avokatit të Popullit që të nis një hetim nga ky rast dhe të dal me rekomandime konkrete për të gjitha institucionet”, deklaroi Shala.

Anton Nrecaj nga organizata CLARD tha se kohëve të fundit në Kosovë janë shënuar raste të rënda të vrasjeve në duart e shtetit.

Nrecaj: Kohët e fundit ka pasur raste shumë të rënda të vrasjeve

“Kohët e fundit kemi pasur raste shumë të rënda, të cilat viktimat e dhunës në familje kanë përfunduar me fatalitet, në duart e shtetit. Në duart e institucioneve të shtetit dhe si pasojë ne si organizata në kuadër të projekteve, të cilat mbështetën nga donatorët nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe nga UNMIK-u, ju kemi ftuar për të bërë një reagim bashkë me një analizë të rastit të fundit të zonjës Domazeti, e cila vritet në duart e institucioneve të shtetit”, ka thënë ai.

IKD dhe organizata CLARD kanë kërkuar që Kuvendi të ndajë mjete të mjaftueshme për strehimoret për trajtimin e rasteve kur viktimat kanë probleme me shëndetin mendor.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për...

OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së: Largoni duart nga dëshmorët, mjaft më me shpifje e përçarje

OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione ushtarake në veri të Izraelit në përgjigje të sulmeve ndaj "shtëpive të civilëve në pjesën...

Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil, as pasi kryeministri Albin Kurti u premtoi deputetëve gjermanë miratimin e tij, në...