Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vitia: “Java e Imunizimit” shërben si kujtesë për rëndësinë e vaksinimit

Extra AL PVC

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) të hënën organizoi tryezën “Java e imunizimit”, ku morën pjesë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Kryesuesja e Komisionit, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, Drejtori i IKShKP-së, Naser Ramadani, Shefi i zyrës së BE-së, Oleksander Martiynenko dhe  Benjamin Fischer, zëvëndesshefi i UNICEF-it.

Ministri i Shëndëtisë, Arben Vitia, tha se “Java e imunizimit”, shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë.

“Është privilegj dhe nder të iu drejtohem sot me një angazhim të përbashkët për të imunizuar qytetarët tanë. Përmes vaksinimit kemi parandaluar vuajtjet. “Java e Imunizimit”,  shërben si një kujtesë për rëndësinë e vaksinimit, jo vetëm për jetën e një individi por ruajtjen e shëndetit të gjithë shoqërisë”, tha ai.

Vitia, shtoi se vaksinimi është një nga prioritetet e MSh-së. Gjatë vitit të kaluar, MSh-ja organizuar vetura me frigorifer për të gjitha komunat duke ruajtur cilësinë e vaksinave dhe procesit në tërësi.

“Në vitin 2023 mbulueshmëria me vaksina është në shkallën 90%. Lajmi i mirë është se shkallë të njëjtë të mbulueshmërisë kanë edhe dy vaksinat e reja e pneumonitit dhe e Htrs. 66% te vajzave 12-vjeçare janë vaksinuar. Bëj thirrje për të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që të apelojnë në vaksinimin e nxënësve të klasave të 6-ta. Mburremi jo vetëm në rajon por edhe në Evropë për punën e MSh-së”, tha ai.

Ndërsa, Kryesuesja e Komisionit të shëndetësisë, Fatmire Kollçaku tha se vaksinimi ka një rëndësi tejet të madhe për shëndetin e njeriut.

“Në shumicën nga fshatrat kemi qendra ku presim qytetarë që të imunizohen. Uroj që edhe në të ardhmen të vazhdojmë dhe të arrijmë edhe te ata fëmijë që se kanë kuptuar ende rëndësinë e vaksinimit. Vaksina kundër kanceri të qafës së mitrës të arrijë tek të gjitha femrat dhe të parandalohen sëmundjet”, tha ajo.

Drejtori i IKShKP-së, Naser Ramadani, tha se imunizimi është njëra nga investimet më të mira të MSh-së.

“Vendi ynë i bashkohet vendeve evropiane. Java e imunizimit është mundësi e mirë, për një rezultat të jashtëzakonshëm. Imunizimi njëra nga investimet më të mira të ministrisë tonë. Një program që ka nevojë për mbështetje. MSh-ja po punon ngushtë, bëj thirrje të gjithë prindërve te vaksinojnë fëmijët e tyre. Si profesionist shëndetësor bëj thirrje të arrijnë mbulueshmërinë për vaksinim. IKShKP-ja UNiCEF do i përmbush obligimet e veta në mënyrë që të kemi qasje të barabartë për të gjitha komunitetet”, tha Ramadani.

Kurse, shefi i zyrës së BE-së, Oleksander Martiynenko, prezantoi një video përmes ekranit e cila  tregonte rëndësinë e vaksinimit.

Ai shtoi se përmes vaksinimit kanë shpëtuar 153 milionë jetë në gjithë botën në vitin 2023.

“Imunizimi shpëton jetë për këtë jemi krenar, kemi 154 milionë jetë duke bërë një gjë të thjeshtë duke i ftuar në institucione shëndetësore, në 20 sekonda kanë shpëtuar 154 jetë. Ende kemi sëmundje që do vijnë dhe nuk e dimë tjera që do vijnë por ne duhet të përgatitemi të punojmë. Në 2023, 4 milionë vdekje janë ndaluar dhe këtë mund ta bëjë vaksinimi. Ju jeni heronjtë që mund të kontribuoni në atë aspekt. OBSH-ja dhe UNICEF-i rekomandon që për të qenë të mbrojtur, duhet të vaksinohet popullata”, tha ai.

Shefi i OBSh-së, krejt në fund tha se vaksinimi ka një rol shumë të rëndësishëm.

Benjamin Fischer, zëvendësshef i UNICEF-it në Kosovë, tha se duhet adresuar sfidat unike që i kanë grupet e margjinalizuara.

“Ne ju ofrojmë siguri, duhet të punojmë me prindërit që ta kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ky vit shënon një moment të rëndësishëm, jam i inspiruar nga përkrahja e autoriteteve me përkushtim për vaksinim. Sot duhet ta nderojmë fuqinë e vaksinimit, që na mbron nga sëmundjet ngjitëse. Dua ta falënderoj edhe OBSh-në, puna jonë nuk ka përfunduar”, shtoi Fischer.

Fischer ka thënë po ashtu se COVID-19 i kufizoi shërbimet shëndetësore por përmes punës së madhe dhe dedikimit Kosova ka bërë një progres të madh në fuqizimin e imunizimit.

“COVID-19 i kufizoj shërbimet shëndetësore. Përmes punës së madhe dhe dedikimit Kosova ka bërë një progres të madh në fuqizimin e imunizimit. Duke adresuar sfidat unike që i kanë grupet e margjinalizuara ne ju ofrojmë siguri, duhet të punojmë me prindërit që ta kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Falënderoj Vitinë për partneritet, gëzuar Java e Imunizimit për të gjithë”, përfundoi ai.

Fetije Maksutaj – Fetaj, Epidemiologe nga IKShKP-ja, tha se Java e Imunizimi ka një rëndësi shumë të madhe për shpëtimin e jetëve. Organizimi i vaksinimit ka kalendarin e rregullt, ka qendrat për vaksinim.

“MSh-ja, në bashkëpunim me IKShKP-në, ka bërë një organizim të vaksinimit. Janë 176 qendra që shërbejnë për vaksinim. IKShKP-ja bashkë me MSh-në kemi vaksinat sipas indikacioneve dhe trafikut ndërkombëtar. Aplikohen edhe vaksinat me indikacion epidemiologjik si gripi sezonal”, ka thënë Maksutaj – Fetaj.

Epidemiologja Maksutaj – Fetaj ka thënë po ashtu se janë në rrugë të mirë dhe shpejt do të arrijnë një mbulueshmëri të madhe të vaksinimit.

“Rota Pneumokok dhe HPV janë disa nga tri vaksinat e përfshira në vitin 2023. Zhvillimi i modulit digjital të raportimit të EPPV. Fuqizimi i burimeve njerëzore(trajnime, takime koordinuese),” janë disa nga arritjet e MSh-së gjatë vitit 2023. Jemi në rrugë të mirë dhe shpejt po arrijmë një mbulueshmëri të madhe të vaksinimit. Gjatë vitit 2023, ka pas mbulueshmëri të fëmijë të moshës 0-24 muaj, të fëmijëve shkollorë. Ndërsa tek fëmijët në klasën e 12-të sillet 80 përqind. Përqindja e administruar sipas grupeve të rrezikut, 68.18 përqind i përkasin pjesës më të madhe të vaksinimit”, tha ajo.

spot_img

Të fundit

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma,...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Njihuni me lëngun detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatitni në shtëpi

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjme me lëngjet jeshile. Këtu futet...

Fetoshi: Sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet media

Profesori ne Departamentin e Gazetarise, Arben Fetoshi, në Ditën e lirisë së shtypit thekson se sa më e kërcënuar demokracia, aq më shumë goditet...

Robin Krasniqi rikthehet në ring

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do t’i rikthehet ringut nesërmbrëma, ku do të boksojë në “vor der Haustur” në Augsburg, ku jeton për afro 5...