Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Viktima e dhunës në familje kërkon drejtësi

Extra AL PVC

Dita e Gruas sot në Kosovë nisi me protestë para Pallatit të Drejtësisë. Kolektivi “Marshojmë, s’festojnë” nga hapësirat e Pallatit nisën marshin protestues përmes të cilit kërkuan drejtësi për gratë e dhunuara.

“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara”, “Siguri për gra në hapësira private e publike”, “Poshtë patriarkati”, “Edhe sa gra të vrara”, “Gjykata i ka duart me gjakun e grave”, ishin disa nga pankartat që e përfaqësonin këtë protestë.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se sot përmes kësaj proteste kërkon drejtësi për të gjitha gratë e dhunuar të cilat shpesh bëhen siç tha ajo fajtore për dhunën që përjetojnë.

Ajo tha se për shkak të neglizhencës nga Policia dhe Prokuroria shumë raste të raportuara të dhunës nuk janë hapur.

Hajdari: Policia e Prokuroria për shkak të neglizhencës nuk kanë hapur shumë raste të dhunës

“Si e mbijetuar e dhunës në familje, kam raportuar rastin në vitin 2021 dhe ka 2 vite që po luftojë për drejtësi. Prej që kam raportuar rastin ne 2021, u bënë dy vite që kur po luftojë për drejtësi dhe të drejtat e mija. Për afër dy vite nga urdhër mbrojtja shkak I dhunës psikike sistematike unë qëndroj sot para jush si e mbijetuar e dhunës dhe si një grua e cila ka hasur në shumë dhunë e padrejtësi, jo vetëm prej dhunuesit, por edhe prej shtetit .Unë jam dëshmitare e neglizhencës, mosbesimit dhe padrejtësive të vazhdueshme që u bëhen grave nga Policia, Prokuroria e Gjykata. Mjafton tu përmendi që në Polici janë shumë raste që nuk janë hapur për shkak të neglizhencës të Policisë dhe Prokurorisë”, tha ajo.

E mbijetuara e dhunës në familje, Elmedina Hajdari u shpreh se përkundër provave të mjaftueshme Gjykata Themelore në Drenas ish bashkëshortin që ndaj saj ushtroi dhunë sistematike e dënoi me dënim të ulët.

Ajo u shpreh se aktualisht është në pritje të vendimit nga gjykata për dhunën që vëllai i ish-bashkëshortit kishte ushtruar ndaj saj, për çka pret dënim meritor.

Hajdari theksoi se nëse nuk ka drejtësi në Kosovë lëndën e saj do ta dërgojnë në organet e drejtësisë jashtë vendit.

Hajdari: Përkundër provave Gjykata Themelore në Drenas ka dhënë dënim të ulët për ish-bashkëshortin

“Përkundër provave të vazhdueshme që i kam ofruar në gjykatë për dhunën që po bëhej e vazhdon të më bëhet dënimi që ish bashkëshorti ka marr nga Gjykata Themelore e Drenasit është tepër i ulët….Unë nuk jam dorëzuar dhe nuk do të dorëzohem kurrë, dhe thërras çdo grua që të luftojë dhunën dhe mos ta mbajë të fshehur brenda burrave sepse nuk është marre për neve gratë që të raportojmë për dhunuesit që përdorin dhunë. Fjala e fundit e imja është edhe nëse gjykata ku jetoj, jep vendimin jo meritor dhe më paragjykon mua si grua, do të kërkoj drejtësi në gjykatat e Apelit dhe Supreme dhe nëse nuk ka drejtësi në shtetin tonë në Kosovë lëndën time do ta dërgoj jashtë vendit”, u shpreh ajo.

E mbijetuara për dhunë në familje, Elmedina Hajdari kërkoi mbështetje për luftën e grave për të jetuar pa dhunë.

Marshi protestues i cili nisi nga Pallati i Drejtësisë ka vazhduar drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK...

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Bashkimit Evropian duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje. “Njësitet policore në koordinim me prokurorin...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në veri, ka ngritur reagime të shumta, raporton TV Arbëria. Pas këtij aksioni, ku u konfiskuan...