Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i...

Maqedonci: KFT përfundoi me sukses ushtrimet ‘LFX’ dhe ‘Fortuna 4’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Komanda...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vështrim i TV Arbëria: Vizita e “fundit” e Lajçakut në rajon si i dërguar i BE-së për dialogun

Extra AL PVC

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, këto dy ditë ka qëndruar Beograd dhe Prishtinë, në një përpjekjeje të “re” për të çuar përpara dialogun.

Kjo vizitë po ndodh, po ashtu nën dritën e tensioneve të reja për shkak të vendimit të fundit të BQK-së për ndalimin e dinarit në vendbanimet e banuara nga komuniteti serb, si dhe nënshkrimit dhe dorëzimit të peticionit në katër komunat veriore me qëllim shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Ai fillimisht u takua me presidentin e Serbisë e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas deklarimit për media, ky i fundit gjatë takimit, ka kërkuar nga Lajçaku, anulimin e vendimit të BQK, dhe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës urgjentisht.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme i dërguari i BE-së për dialogun është takuar me presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Albin Kurti.

Sipas Qeverisë në këtë takim është “diskutuar në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit, sigurinë ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

Për dallim nga kjo komunikatë zyrtare e Qeverisë së Kosovës, Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pohuar se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Ndërkohë, kur është pyetur se a ka kërkuar nga Qeveria shtyrjen e këtij vendimi, ai ka dekluar se nuk do të veproj si zëvendës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”. Temë e pashmangshme gjatë takimit ishin edhe hetimet lidhur me agresionin e grupeve paramilitare nga Serbia me 24 shtator.

Por që sipas Lajcakut, nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. “Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët” ka deklaurar, Lajcak.

Në fund ai ka kujtuar “se sa i domosdoshëm është progresi në zbaimin e marrëveshjeve të arritura në mes dy vendeve, sidomos kur marrim parsysh faktin se fokusi BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut dhe se do t’ua dërgoj shteteve anëtare të BE-së komentet e Kurtit dhe Bislimit”.

Siç dihet, nga data 6 deri me 9 qershor, qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për në Parlamentin Evropian.

Këto zgjedhje mbahen në nën ambient të tensionuar ndërkombëtar për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë dhe mundësive për zgjerim të luftës tjetër në Lindje të Mesme e cila aktualisht po zhvillohet ndërmjet shtetit të Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas.

Kurse para pak dite Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë filluar një fushatë të bombardimeve ndaj caqeve të grupit rebel Huthi në Jemen që mbështet nga Irani. Në anën tjetër SHBA-të e kanë paralajmëruar Teheranin për pasoja pas vrasjes së tre ushtarëve amerikanë në Jordani, po ashtu nga grupe militare të përkrahura nga Garda Revolucionare e shtetit Islamik.

Në anën tjetër, sipas hulumtimeve të opinionit publik pritet që partitë e ekstremit te djathtë të fitojnë më shume ulëse në institucionin më të rëndësishëm të politikës evropiane të përbërë prej 705 deputetëve.

Ndërkohë, pas këtyre zgjedhjeve përfundon edhe mandati i Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nën drejtimin e të cilit zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe janë dakorduar Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Po ashtu skadon edhe mandati i Mirosllav Lajcakut si i emëruar i tij për këtë dialog. Qeveria e Kosovës ka pasur marrëdhënie duale me këtë dyshe të politikës evropiane.

Albin Kurti në kohën e tensioneve të njohura në mes Uashingtonit dhe Brukselit veçanërisht gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, pohonte “Kosova është shtet në kontinentin e Evropës, e nuk është atje në kufi me Meksikë.

Thaçi më keq po flet për Borrellin, Lajçakun e Brukselin se sa për Daçiqin, Vuçiqin e Beogradin.

Borrelli e Lajçaku nuk kanë kryer gjenocid në Kosovë”, Kurse në vitin e kaluar pas takimit të 18 shtatorit kryeministri Kurti, i pat i sulmuar të dy ndërmjetësit evropian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë , se janë “pozicionuar kundër interesave të Kosovës” dhe se “kushtëzimi i Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së ”.

Mbetet të shihet se a ishte kjo e dhe vizita e fundit e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovës Serbi?

Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin në institucionet e BE-së, tashmë është bërë e qartë se marrëveshjet për të cilat janë pajtuar Kosova dhe Serbia në këtë proces do të jenë obligim ndërkombëtar i të dy vendeve. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i...

Maqedonci: KFT përfundoi me sukses ushtrimet ‘LFX’ dhe ‘Fortuna 4’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Komanda...

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse ka lënë shtatë të vdekur. Bëhet e ditur se personat e njëjtë kishin sulmuar edhe një...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë,...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Albani Krasniqi ka thënë se sa i përket aktgjykimit...