Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Korrespondenti i BBC-së gjatë luftës në Kosovë, David Loyn,...

Sot ditë e nxehtë, temperaturat deri 32 gradë

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vëlla e motër humbën në një pyll plot me arinj në Rusi – pas 96 orësh ndodhi një mrekulli, fëmijët tregojnë se kush ia shpëtoi jetën

Extra AL PVC

Grisha Krep (12) dhe motra e tij, Vika (10) humbën për katër netë në një pyll të egër në rrethin Slobodo-Torino të Rusisë. Ekipet e shpëtimit kishin frikë se nuk do të gjendeshin kurrë.

Në kërkimin e fëmijëve, të cilët u zhdukën pas peshkimit në lumin Lipka, u përfshinë 650 pjesëtarë të policisë dhe vullnetarë të cilët “krehën” një zonë të madhe të banuar nga ujqër dhe arinj.

Drama filloi të martën e kaluar, kur vogëlushi u raportua i zhdukur. Në një kohë të shkurtër u organizua një operacion shpëtimi dhe u mbuluan 1000 kilometra pyje dhe këneta.

Pas 96 orësh, Grisha dhe Vika u gjetën “të frikësuar dhe të ngrirë”, të ngrënë nga insektet, të uritur, të dehidratuar – por të gjallë.

Ata zbuluan se hanin vezë thëllëza për të mbijetuar. Fëmijëve iu dhanë ushqim të ngrohtë dhe ujë, e më pas iu dorëzuan mjekëve, raporton The Sun.

Kur vëllai dhe motra treguan se si u mbijetuan një luzmë arinjve dhe ujqërve, shpëtimtarët mbetën pa fjalë.

Doli se kafshët e tyre shtëpiake – qentë beagle, nuk i lanë në baltë. Gjatë gjithë kohës ata i ndiqnin nëpër pyll dhe lehnin për të larguar kafshët e egra!

Besohet se të vegjlit kanë udhëtuar dhjetëra kilometra duke kërkuar një rrugëdalje nga pylli dhe janë gjetur jo shumë larg fshatit Burmakin.

Grisha dhe Vika ishin sërish në krahët e nënës së tyre, teksa gruaja e shqetësuar u thirr në spital.

“Unë besova në ju! E dija që jeni mirë”, u tha Alfija fëmijëve.

Ndryshe, fëmijët raportohet se po ktheheshin nga peshkimi dhe morën një kthesë të gabuar, pas së cilës humbën orientimin. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim

Prej disa kohësh është spekuluar se Apple do të...

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Korrespondenti i BBC-së gjatë luftës në Kosovë, David Loyn,...

Sot ditë e nxehtë, temperaturat deri 32 gradë

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Publikohen disa specifika të iPhone 17 Slim

Prej disa kohësh është spekuluar se Apple do të heqë iPhone Plus nga asortimenti duke filluar nga viti i ardhshëm dhe do ta zëvendësojë...

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Korrespondenti i BBC-së gjatë luftës në Kosovë, David Loyn, ka folur rrëfen eksperiencën e tij në raportimin nga lufta në Kosovë, duke përmendur edhe...

Sot ditë e nxehtë, temperaturat deri 32 gradë

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje, por mëngjesi do të jetë dukshëm i...