Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vazhdon kapitullimi politik i Kryeministrit Kurti

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli- Ashtu sikur se shumë tema tjera që Kryeministri Albin Kurti, i ka varrosur në koshin e mbeturinave të tij politike me të ardhur në pushtet, ngjashëm veproi edhe sot i ulur në pallatet e pushtetit, me kërkesën e tij ndaj Agjencionit Kadastral për transferimin e pronës komunale nën emrin e Manastirit të Deçanit.

Për kohë të gjatë sa ishte në opozitë kryeministri Kurti vendimin për regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e këtij Manastiri, e kishte kundërshtuar me arsyetimin se ai ishte një vendim i regjimit të Milosheviqit dhe se duhej kundërshtuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat. Nga kjo kauzë kishte përfituar jo pak politikisht, sikurse me ato për ndërprerje të negociatave me Serbinë e për hapje me Shqipërinë për bashkim kombëtar etj etj. Lista e këtyre mashtrimeve është jashtëzakonisht e gjatë.

Madje siç kam shkruar kohë më parë, kjo strategji  e tij do të kujtohet dhe mësohet në të ardhmen si shembull shkollor se si përdoret propaganda për të ardhur në pushtet. Gjeneratat e ardhshme që do të merren me studimin e këtyre fenomeneve në kuadër të dijeve humane, shkencave politike, filozofisë etj etj, do ta kenë si referencë këtë rast për t’i ilustruar kërkimet e tyre akademike mbi efektet e manipulimit politik. Kurse natyrisht ndjekësit e tij fanatike edhe për një kohë do gjejnë ngushëllim në atë retorike.

Ndërkohë, pikërisht mënyra se si sot tentoi ta justifikonte këtë ndryshim të pozicionit që e ka mbajtur deri më tani e reflekton edhe këtë lojë të tij. Ku gjatë gjithë kohës ai bënë lëshime vetëm për hir të një interesi më të madh shtetëror dhe kombëtar. Pra se këtë hap po e ndërmerr për shkak të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurse kompromiset e mëhershme që i kishte bërë ish-lidershipi politik i vendit të cilat rezultuan më çlirimin e vendit dhe fitimin e shtetësisë janë bërë për interesa të tyre personale dhe paraqesin tradhti kombëtare.

Kështu, edhe pasi e ka urdhëruar zbatimin e këtij vendimi mëton ta maskojë vetën nga përgjegjësia e tij politike, se ai përsëri e mbron të njëjtin mendim për atë vendim kontestues, por është viktimë e rrethanave, nuk mund ta ndryshoje atë dhe se po e sakrifikon vetën për shtetin. Falë këtij cinizmi të pashoq kryeministri është brenda të njëjtës skemë te kalkulimit politik. T’i gropos me dafinat e palavdishme politike një nga një premtimet mbi të cilat i ka joshur ata nga të cilat e ka fituar pushtetin, por edhe në anën tjetër të shfaqet para tyre si ai që ka qenë gjithmonë.

Mirëpo, siç ka thënë filozofi i njohur polak Leszek Kolakowski “në politikë të qenit i mashtruar, nuk është amnistim”. Prandaj, tolerimi i kësaj qasjeje, nuk paraqet asgjë tjetër, pos legalizim të propagandës si mjet për fitoren dhe mbajtjen e pushtetit, sipas motos  “çdo gjë e mundshme dhe asgjë e vërtetë”.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...